Deputeti i opozitës Halit Valteri shpërtheu në akuza të ashpra ndaj deputetit socialist Damian Gjiknuri pas përplasjes që pati me të jashtë kuvendit.
Për mediat, ai e akuzoi Gjiknurin se e ka kërcënuar dhe i bëri thirrje Ramës të ndërhyjë.
Valteri lëshoi akuza të forta për seancën e sotme, ku tha se deputetët e opozitës janë blerë me paratë e Gjiknurit për të votuar ndryshimet në kodin zgjedhor.
Valteri: Provokimet e Gjiknurit me çunat problematikë që është mësuar, as më hyjnë dhe as më vijnë fare ndërmend. Unë nuk jam idiot të dal nga seanca dhe ti vihem pas një deputeti, më telefonoi duke më kërcënuar, duke më thënën nuk më njihni mua, mos u merrni me mua personalisht për fjalën time ku them që zoti Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat, me krimin dhe opozitën jashtëparlamentare.I bëj thirrje Ramës të tërheqë këtë qen bir qeni nga kërcënimet. Edhe në Hënë të shkojë Gjiknuri me një Valter nuk merret dot se i kemi dhënë provat si trajtojmë mbeturinat. Vota ime është kundër dhe e Grupit Demokrat ka qenë kundër, por me paratë e Gjiknurit janë blerë deputetët.
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…