Categories: Uncategorized

“Ushqehuni shëndetshëm dhe ajrosni shtëpitë”, mjeku i njohur apel shqiptarëve

Lufta me koronavirusin vazhdon akoma dhe shqiptarët po përpiqen t’i shmangin sa më shumë daljet.

Por çfarë këshillash japin mjekët për këto raste pandemie?

Të lidhura

None found

Mjeku i njohur, Tritan Kalo vjen me një apel për qytetarët shqiptarë, ndërsa u bën atyre thirrje q të qëndrojnë në shtëpi pasi beteja kundër koronavirusit po bëhet në disa fusha drejtimi.

Përmes një mesazhi në Facebook Kalo theksoi se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kujdesen që të izolohen në shtëpi.

Po ashtu ai theksoi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm në këtë kohë, ndërsa i sugjeron atyre që mos të bien pre e informimeve ‘bajate e keqadashëse’.

MESAZHI I KALOS

QËNDRONI në SHTËPI….BETEJA ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime….INFORMIMI dhe VETNDËRGJEGJËSIMI mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë….

KUJDESUNI maksimalisht për t’u vetëizoluar, për të respektuar masat e DISTANCIMIT SOCIAL, për të respektuar HIGJENËN vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në MJEDISE që ajrosen herë pas here, për t’u USHQYER në mënyrën më të shëndetëshme të mundëshme, për të MENDUAR pozitivisht që gjithshka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast RESPEKTIN e DASHURINË për njëri-tjetrin, për t’u INFORMUAR nga burime te besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse, për të patur BESIMIN e duhur në AFTËSITË dhe PROFESIONALIZMIN e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë MIRËNJOHJEN për MANTELBARDHËT….BASHKË DO TIA DALIM MBANË!!!

të fundit

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

24 minutes ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

58 minutes ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

2 hours ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

2 hours ago