Categories: Uncategorized

“Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen”, vajza e gruas në Durrës rrëqeth me mesazhin

Hajdije Tasuni, 58-vjeç u vra nga bashkëshorti i saj, në dyqanin e tyre të metrazheve në Durrës.

E bija, Ana ka rrëqethur me fjalët ndërsa kërkon që të mos përfitohet nga fatkeqsia e rëndë. Ajoshkruan se nëna e saj duroi 30 vite martesë dhe ajo bashkë me të motrat trokitën dyerve të policisë e mjekëve që ta shpëtonin, por sot që të gjithë flasin për Dijen, ajo nuk dëgjon më.

Letra e së bijës

Une jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo qe ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nënën time te fatkeqe, nënën time të mjerë. Nenen qe kaloj gjithë jetën ne vuajtje për të na rritur ne. Po e bej këtë postim për ju portale te famshme dhe per ju njerëz qe villni vrer e përfitoni ne hallin qe me ka zëne mua sonte.

Ne ate hall qe une do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time. Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua. Mjaft e keqpërdorët per disa like te fëlliqura apo komente. Unë jam ajo që trokiti dyer te afërmish qe bënin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash që me përcollën duke me thënë qe s’kam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume të rëndësishëm rastin e mamasë time.

Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, qe duroi 30 vjet ne nje martese, punoi me ndershmëri per te rritur e shkolluar tre vajza. Dija mund të ishte motra jote, mami jote, vajza jote. Dija e mund te jetë te gjitha këto e ti se di akoma.

Ti mund ta kesh Dijen ne shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton për Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo stë degjon dot me. Mjaft o njerëz te fëlliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe s’jau kemi me nevojën. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj që ti mos te behesh kurrë Ana.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

13 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

40 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago