Ditët kalojnë dhe situate e shkaktuar nga pandemia globale e Covid-19 vijon të jetë shqetësuese, ndaj edhe në UEFA janë vënë në lëvizje për të studiuar mënyrat se si mund të çojnë deri në fund të gjithë ligat për klube.
Kështu duke qenë se përparësi është dhënë për ligat kombëtare, qeveria europiane e futbollit po mendon një plan për të mbyllur sa më shpejt edhe Champions i Europa League, ndaj së fundi në tryezë po diskutohet një ide mjaft interesante.
Ajo parashikon që pjesa e mbetur e kompeticioneve të vijojë me vetëm një ndeshje mes skuadrave dhe të gjithë takimet të zhvillohen në një qytet të vetëm, që ka kapacitete për të pritur sfida të këtij niveli.
Opsioni më konkret për Ligën e kampionëve është Stambolli, qytet i parashikuar për të pritur finalen, ndërsa më datën 23 pritet të merret edhe një vendim konkret për këtë çështje, gjatë një konferencë online mes UEFA-s dhe drejtuesve të Shoqatës së Klubeve europiane.
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që…
Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200…
Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…