Categories: Uncategorized

UEFA konfirmon planin “pilot” për kthimin e tifozëve në stadium

UEFA ka konfirmuar sot se ndeshja e SuperKupës së UEFA më 24 shtator që do të mbahet në Budapest do të jetë një test për lejimin e tifozëve pas vetizolimit për shkak të pandemisë COVID-19, por është edhe një mendim që ndeshja të zhvillohet në një stadium më neutral

Praktikisht, shumica e ndeshjeve në Europë janë luajtur pa shikues që nga fillimi i marsit, kur pandemia filloi të shpërndahet në kontinentin tonë.

Të lidhura

None found

Masat e vetizolimit janë lehtësuar shkallë-shkallë në disa vende të ndryshme, kurse UEFA ka mbajtur sot një videokonferencë me 55 sekretarët dhe kreyetarët e federatave për të “diskutuar kthimin gradual të tifozëve në ndeshjet që i organizon UEFA”.

“UFA ka rikujtuar që ende është herët për të lejuar tifozët në ndeshjet që janë afër të Kombëtareve që janë pjesë e UEFA-së, ndeshjet e para te të cilave do të fillojnë në shtator por për këtë ka bërë disa studime të sakta që saktësojnë protokollet mjekësore të tanishme të spektaktorëve”.

“UEFA ka sugjeruar që ta përdorë Super Kupën e UEFA-së që zhvillohet më 24 shtator në Budapest, si një ndeshje pilot në të cilën do të këtë një numër të reduktuar të tifozëve që do të lejohen të hynë brenda”.

Kjo ndeshje zhvillohet në mes të fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa Ligë.

“Problemi i karantinimit të lojtarëve po ashtu do të diskutohet, në veçanti për ndeshjet e Kombëtareve ku lojtarët që vinë nga klubet jashtë një vendi mund të rrezikohen nga masat e karantinës kur kthehen në vendlindjen e tyre”.

“Federatat janë inkurajuar që të koordinojnë vendimet e tyre me qeveritë për të bërë përjashtime për futbollistët dhe anëtarët e skuadrës (në të ashtuquajturën korridore ndërkombëtare e cila gjë ekziston tashmë në disa vende). Fakti që lojtarët do të testohen rregullisht si pjesë e planit UEFA Return to Play Portocol sigurojnë përjashtime të tilla që nuk paraqesin rrezik për shoqërinë. Po ashtu është nënvizuar se të tilla korridore ndërkombëtare do të thjeshtësojnë organizimin e ndeshjeve”.

“Federatat po ashtu kanë mundësin që të zgjedhin vendet neutrale për mbajtjen e ndeshjeve nëse kushtet në një vend nuk janë të mira dhe ndeshja mund të vihet në udhëkryq”.

Hera e fundit për këtë gjë ishte ndeshja e 1/8-ës se finale në Ligën e Kampionëve ku Napoli kërkoi që ndeshja me Barcelonën të mos zhvillohet në Spanjë, por UEFA nuk e konsideroj serioze këtë gjë dhe nuk e ndryshoj vend takimin.

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

4 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

4 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

4 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

4 hours ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

4 hours ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

5 hours ago