Categories: Uncategorized

U vranë për drogë? Detaje të reja për zhdukjen e të rinjve në Malësi të Madhe

Detaje të reja zbadhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe ku tre persona rezultojnë të zhdukur që prej 3 Tetorit, por dy prej tyre mund të jenë vrarë.

Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tre të rinjve, Vilson Pal Cutaj, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të cilët janë kushërinj me njëri tjetrin.

Policia ka nisur kontrollin në zonat e thella për të bërë të mundur gjetjen e trupave, ndërsa dyshohet se Danjel Pepaj është i përfshirë në vrasjen e Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj. Sherri mes tyre mund të ketë nisur për kultivimin e lëndës narkotike kanabis sativa, por ekziston edhe një tjetër histori që mund të ketë nxitur debatin mes të rinjve.

Klement Pepaj e ka kushëri shtetasin Vilson Çutaj, djali i dajës së babait, ndërsa Danjel Pepaj është kushëri me shtetasin Klement Pepaj duke qenë se gjyshërit e tyre janë djem xhaxhallarësh. Ngjarja nisi dy ditë më parë ndërsa dyshohet se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj kanë marrë peng Danjel Pepajn dhe e kanë rrahur për disa orë.

Më pas e kanë lëshuar dhe janë takuar në orët e pasdites në një lokal ku ka vijuar sherri. Danjel Pepaj mendohet se ka vrarë dy kushërinjtë dhe më pas ka kaluar kufirin drejt Malit të Zi përmes zonës kufitare malore në Malësinë e Madhe.

Ka dyshimet se edhe shtetas të tjerë janë të përfshirë në zhdukjen e dy kushërinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Ndërsa vëllai i Vilsonit ka dhënë dëshminë për policinë duke thënë se sherri ka nisur për një femër, por policia po vijon hetimet duke u bazuar tek kultivimi i lëndëve narkotike.

Gjatë hetimeve, lokacioni i celularëve tregoi se një prej viktimave ndodhej në fshatin Bogë ndërsa tjetri në Razëm, por më pas nuk funksionoi më GPS në pajisjet celulare të tyre.

Fillimisht kjo ngjarje u raportua nga gazetari Artan Hoxha, pak pasi ky i fundit publikoi pamje nga parcelat e kanabisit.

të fundit

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

7 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

29 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

50 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago