Categories: Uncategorized

U rrah brutalisht nga gruaja e Nojës, 22 vjeçarja tregon gjithçka ndodhi

Rikthehet edhe njëherë në vëmendje fenomeni “Noja” ku këtë herë, 22 vjeçarja ka vendosur të rrëfejë publikisht gjithçka ndodhi.

Të gjithë i keni parë videot ku Brisilda Rroku u dhunua gati në mënyrë barbare nga Margarita Gjoni, pasi kjo e fundit kishte marrë vesh se i dashuri i saj, Noja, e kishte tradhtuar me të.

“Me Nojën kam patur raport miqësor. Kam pak kohë që i njoh dhe nuk është aspak e vërtetë që më kanë mbajtur me bukë për dy vite. Nuk kam punuar në lokalin e tyre, vetëm i kam ndihmuar kur kam patur kohë të lirë. Unë kam punuar në një call center dhe s’kam pasur asnjë lidhje me Margaritën. Raporti jonë ka qenë rastësor, kam patur jetën time.

Më ftuan për kafe dhe më çuan në shtëpi, e më bënë presion me thika, më detyruan që të bëja video. Më morën nga çanta gjërat e mia dhe më bënë presion që të bëja videon.

Më thanë se do më vrisnin dhe më kërcënuan me familjen. Gjithashtu kanë ardhur e më kanë kërcënuar te shtëpia ime në prani të familjarëve’, tha 22-vjeçarja.

E pyetur nëse ka patur lidhje me Nojën, ajo e mohoi një gjë të tillë. “Nuk është aspak e vërtet se kam hyrë mes tyre, ata kanë pas probleme dhe unë nuk di shumë për to. Nuk kam patur shumë konfidenca me to, por di që kanë qenë të ndarë’, tha Brisilda.

Vajza thotë se prej tre javësh ndodhet në gjendje shumë të keqe dhe ndihet e kërcënuar. “Kam tre javë që jam në gjendje shumë të keqe, ndihem e kërcënuar, edhe thjesht nga rruge nga njerëzit. Kërkoj nga institucionet të më ndihmojnë të iki jashtë , nuk mundem të rri më këtu, ndihem e kërcënuar, uroj të jem shembull për ato që rrinë të heshtura, por dhe që shteti të reagojë përballë këtyre rasteve si i imi, uroj që zëri im të dëgjohet dhe të pakësohen këto raste në Shqipëri’, tha ajo.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

15 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

33 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

41 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

48 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago