Deri më tani dyshimet janë se 17 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Velipojë dhe 25 vjeçari janë njohur në rrjetet sociale.
Ndërkohë Indrit Bajraktari rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez, ndërsa kishte pak kohë që jetonte në Shqipëri. Kjo e shton akoma më shumë misterin e ngjarjes së rëndë, ku në rrethana të paqarta, Bajraktari doli disa orë pasi ishte futur në det me skaf bashkë me 17-vjeçaren Enisa Dodën, pa këtë të fundit, ndërsa kanë qenë kontraverse deklaratat e tij në hetuesi.
None found
I riu momentalisht ndodhet në paraburgim ndërsa ditën e djeshme është pyetur nga hetuesit për rrethanat e ngjarjes. Bajraktari pretendon se vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det ndërsa bie në kontraditë me veten kur thotë më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur. Përveç kësaj ai ka dëshmuar në fillim se vajzën e ka marrë xhaxhai kur kanë dalë në breg diçka që është hedhur poshtë nga hetimet e deritanishme
Pòlícia bën me dije se e reja, e identifikuar si Enisa Doda ishte në Velipojë për pushime me familjen.
Ajo çfarë dihet është se Bajraktari ka dalë në breg me çelsin e motorit me vete, ndërsa e reja është gjetur vetëm pasi pronarët e motorit të ujit që kishin marrë me qira kanë bërë denoncim në polici për shkak të kontraditave që ka shfaqur 25-vjeçari kur e kanë pyetur për vajzën se ku ndodhej.
Familjarët nga ana tjetër të cilët nuk kanë pranuar të flasin për median, nuk kanë sqaruar se në çfarë rrethanash vajza iu ka kërkuar të dalë me të riun dhe mikeshat e saj, pasi në det, me një tjetër motor uji, janë futur njëherësh edhe dy shoqet e Enisës, të cilat kanë rrëfyer se pas disa momentesh, kjo e fundit dhe Indriti ju kishin dalë nga sytë.
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…