Categories: Uncategorized

U kap me “të bardhë”, 21-vjeçarja rrëfehet në polici

Një vajzë 21-vjeçare u kap dje në Durrës duke shpërndarë lëndë narkotike.

Shtetësja e cila u identifikua si A. B., 21 vjeçe, banuese në qytetin bregdetar nuk i ka pranuar akuzat.

“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Durrës, arrestohet në flagrancë 21-vjeçarja, e cila u kap me 13.5 gramë kokainë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës”, tha Policia.

Mësohet se gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Policia mësohet se e kishte mbajtur nën vëzhgim 21-vjeçaren për disa ditë, nga ku rezultoi se ajo kryente shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Lëndën narkotike, vajza e shpërndante kryesisht te personat të cilët e merrnin në telefon, ndërsa shpërndante edhe nëpër lokalet e natës në Durrës e Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçarja nuk e ka pranuar akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke deklaruar para oficerëve të Policisë se lëndën narkotike që iu sekuestrua e kishte blerë për konsumim vetjak.

“Nuk shpërndaj lëndë narkotike. Kokainën e kam blerë për ta konsumuar për vete. Jam konsumatore. Për këtë jam gati të bëj analizat, për ta vërtetuar”, ka thënë ndër të tjera gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçarja.

të fundit

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

7 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

24 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

36 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

53 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

59 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago