Në Tropojë, qarkullonin fjalë për një zotim që vajza e dytë e familjes, Zylfija, kishte bërë mbi trupin e pajetë të vëllait të vogël Yllit. Ajo, zbulon për herë të parë mesazhin që u dha policëve pas ngjarjes.
“Kur kam ardhur në qytetin e Bajram Currit, e gjithë vendi ishte me policë. Ata ndaluan makinën edhe kam dalë nga makina, u kam thënë, Meta ishte Kryeministër dhe Gjoni ishte Ministër i Brendshëm, i kam thënë thuaj Metës e Gjonit që duhet ta gjejnë personin që vrau Yllin, aty mendojnë ata që ndoshta kam bërë betim”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
None found
Në 2 prill të vitit 2002, do të rishfaqej në vendlindje Rasim Lumneshi, një biznesmen i njohur i zhvendosur në Fier, ku kishte ngritur hotel “Shkëlzenin”. Lumneshi njihej si sponsor i Partisë Demokratike.
Flitej se ai e kishte shpëtuar Berishën nga një atentat me granatë në një miting në Fier. Ai, kishte qenë mik i vëllezërve Haklaj por më pas, ishte bashkuar me kundërshtarët. Dyshimet ishin se ai kishte bashkëpunuar me ta në disa atentate.
Thuhet se Lumneshi ishte lajmëruar që të mos vinte në Tropojë, për shkak se Haklajt po e kërkonin për të ekzekutuar.
Atë ditë pranvere, ai ndodhej në një kafene, shumë pranë monumentit të Bajram Currit, vetëm 50 metra larg komisariatit në vijë ajrore. Në tavolinë ishin edhe kreu i gjykatës së Tropojës Hysni Biberi, Ilir Gosturani dhe Kujtim Dusha.
Sipas dëshmitarëve, drejt tyre afrohet një grua me trup të gjatë, e cila nxjerr nga palltoja një kallashnikov dhe hap zjarr. Lumneshi dhe Gosturani mbeten të vdekur në vend, kurse Biberi dhe Dusha u plagosën.
Për ngjarjen u akuzua Zylfije Haklaj, e cila u pyet nga Top Story, nëse ajo ishte autorja e këtij krimi të rëndë.
“Një ditë që të ketë drejtësi të pavarur në Shqipëri do ja them Berishës e të gjithë që do jenë aty do e dëgjojnë të vërtetën”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
Pas ngjarjes, ajo u cilësua në media si Shota e Haklajve. Ndaj saj rëndon një dënim prej 25 vitesh, për ekzekutimin e Lumneshit, vrasje të cilën Zylfia e mohon.
“Një epitet që ata ma kanë vënë mua, ai është një ekzagjerim, do doja shumë të ngjaja me Shote Galicën po të ishte nevoja për interesat e atdheut”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.
Nesër në orën 09:00, Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri…
MPB njofton se janë djegur dy automjete në Shkup, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale."Më 19.10.2026 rreth orës 01:20, nga…
Franca po përballet me një valë të fortë trazirash, ndërsa qeveria po shqyrton masa të reja për të frenuar dhunën…
Donald Trump ka komentuar valën e protestave dhe trazirave në disa vende të Europës, duke ia atribuar tensionet politikave të…
Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo, po përballet me probleme të mëdha financiare, ndërsa në skenë ka dalë mundësia…
Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Fenerbahçe, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve më produktivë…