Categories: Uncategorized

“U fejova e martova për dy muaj”, gruaja tregon jetën e vështirë me bashkëshortin e alkoolizuar

Emisioni “Historia ime” në solli ditën e sotme historinë e 46-vjeçares Milika Toska. Ajo është nënë e 3 fëmijëve dhe në studio ka treguar vështirësitë e saj pas vitit 2005, për shkak se bashkëshorti është i alkoolizuar.

Milika tregoi se u martua me mblesëri kur ishte 26 vjeç. Për shkak se burri i saj ishte jetim me prindër gjallë, fejesa dhe martesa ndodhën shumë shpejt. Prindërit e tij ishin divorcuar kur ai ishte 3 vjeç dhe nëna e kishte braktisur duke e lënë me babain.

Për herë të parë, ajo është njohur me vjehrrën kur lindi fëmijën e dytë, por marrëdhënia e tyre s’ka qenë aspak e mirë, për shkak se ajo ishte e martuar dhe kishte krijuar familje tjetër.

Pjesë nga intervista:

Në çfarë moshe u martove?

Milika Toska: 26 vjeç!

Ishte martesë me dashuri apo?

Milika Toska: Jo, ishte martesë me mblesëri.

Sa kohë ishte njohja?

Milika Toska: Martesa ime ka qenë shumë e shkurtër dhe njohja shumë e shkurtër, brenda dy muajsh fejesë dhe martesë. Sepse burri ngaqë ishte rritur jetim, ishte dhe i vetëm në familje, se është rritur jetim me prindër gjallë. Donte që të kishte një njeri përkrah dhe isha unë fati i tij. Fillimet ishin mirë, punonte kishte dëshirë dhe për punë, do bëjmë këtë, do bëjmë atë. U përpoq edhe babi im, ngaqë punonte në ndërtim, kur e kisha gjallë babanë, u përpoq që ta fuste në punë, në mirëmbajtje rruga ura, atje qëndroi për 5 vjet. Në Maj të 2005 më vdes babai, në Korrik ai merr lejen e zakonshme dhe bëhej një shtëpi aty në fshat dhe unë i thashë shko puno atje një muaj, që mos rrinte dhe rrogën e merrte, edhe ta shfrytëzonte kohën një muaj që ishte pushim. Ai vajti po punonte me ustallarët atje dhe filloi alkoolin.

Ndërkohë sa fëmijë erdhën në jetë?

Milika Toska: Brenda 5 vjetëve erdhën në jetë 3 fëmijë.

Sa vjeç është vajza e madhe?

Milika Toska: Në Shtator bën 20, e dyta bën 18 në Shkurt, ndërsa djali 15 i bëri në Janar.

Deri në vitin 2005 si ka qenë jeta pak a shumë?

Milika Toska: Nga ana ekonomike jo dhe aq, por dija si ta menaxhoja, por ishim qetë. I qaja hallin dhe më qante hallin.

Ke menduar ndonjëherë të punoje apo ngaqë erdhën fëmijët përnjëherë?

Milika Toska: Ngaqë erdhën fëmijët në jetë, burri ishte i vetëm, s’kishte njeri në familje, vetëm atë kam gjetur, asnjeri tjetër.

Më the ishte jetim me prindër gjallë?

Milika Toska: Po me prindër të divorcuar. Nuk bëheshin, babi i kishte vdekur që në ’96, kurse nëna jeton akoma.

Ka krijuar familje tjetër?

Milika Toska: Po nëna ka krijuar familje tjetër, por nuk ishte shumë e aftë për të mbajtur familjen sepse e ka lënë 3 vjeç e gjysmë.

Kush e ka rritur?

Milika Toska: Vetëm babai!

Fëmijët e njohin gjyshen?

Milika Toska: E njohin! Unë faktikisht vjehrrën e kam njohur kur kam lindur vajzën e dytë. Kam lindur në Selenicë vajzë, dhe atje shfaqet vjehrra. Vete burri im, se atje është e martuar. Vete atje, kam sjellë nusen për të lindur, ka lindur vajzë. U bë pasha, erdhi më pa më vizitoi dhe iku. Atje e kam parë unë për herë të parë.

Të ka ardhur kur bëre djalin e tretë?

Milika Toska: Jo!

Nuk i keni pasur këto marrëdhënie?

Milika Toska: Nuk i kemi patur se ajo dhe vetë nuk është mirë psikologjikisht./tvklan.al

të fundit

Igli Tare i surprizon të gjithë, projekton lëvizjen e madhe për Milanin në merkato

Leon Goretzka, është në radarin e Milanit. Kjo është lëvizja surprizë e Igli Tares, që është i gatshëm të futet…

25 minutes ago

Kompania për 140 milionë u krijua: Smart City, kontrata pa garë dhe borxhi që kthehet në Abu Dhabi

Ndërsa debati publik për projektin “Smart City” mbetet i ndezur, kompania që do të përfitojë 140 milionë dollarë nga xhepat…

32 minutes ago

Alba habit banorët me deklarata të forta dashurie: Ose me Limin, ose vetëm… (VIDEO)

Ndonëse rrugëtimi në një format të tillë shpesh sjell njohje të reja, Alba ka bërë të qartë se zemra e…

42 minutes ago

Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme

Ditën e sotme, sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Hoxha…

1 hour ago

Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vlorë, pranë kryqëzimit të…

2 hours ago

Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa…

2 hours ago