Categories: Uncategorized

U ekzekutuan teksa tymosnin cigare, shoqërohen në polici 12 persona

Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia janë viktimat e atentatit mafioz të ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Të rinjtë u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje, teksa qëndronin së bashku në trotuar duke konsumuar cigare.

Shkoza mbeti i vdekur në vend ndërsa Avdia ndërroi jetë sapo mbërriti në spital .

Ditën e djeshme u njoftua se një makinë u gjet e djegur në afërsi të Rrogozhinës, e cila dyshohet se mund të jeti mjeti i përdorur në krim.

Sot mësohet se rreth 12 persona janë shoqëruar në komisarit nga policia.

Ende nuk ka asnjë detaj mbi personat e shoqëruar. Hetimet për atentatin e dyfishtë janë fokusuar në trafikun e lëndëve narkotike dhe te biznesi privat që kishte 35-vjeçari Dorjan Shkoza. Ky i fundit mësohet se disa vite më parë ka qenë i dënuar me burg për trafik të lëndëve narkotike, çka dyshohet të jetë edhe shkak për ngjarjen.

Po ashtu, nuk është përjashtuar as ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij, një servis që shërben për lyerjen e makinave në Rrashbull të Shkozetit, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

31 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

36 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

51 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago