Categories: Uncategorized

“U dashurova me të, por pas 5 vitesh burri vendosi të jetonte me dikë tjetër”, historia e dhimbshme e gruas

Jeta duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por Edlira, nëna e një djali, duket se ja ka dalë.

Ajo ka rrëfyer historinë e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ku tha se pas 5 vitesh martesë, burri i saj vendosi të jetonte me dikë tjetër. Ka qenë një periudhë e vështirë, por ajo mori forcë për të ecur përpara për djalin që kishin sjellë në jetë.

Të lidhura

None found

Edlira iu përkushtua jo vetëm kujdesit për djalin, por edhe shkollimit të saj. Në moshën 29-vjeçare, ajo vendos të bëjë universitetin, por ato 4 vite kanë qenë vite luftë për të.

Një ndihmë dhe mbështetje të madhe i ka dhënë jo vëtëm familja, por edhe ish-bashkëshorti, i cili përveç se jepte pensionin për djalin, gjithashtu lidhi dhë një rrogë për ish-gruan e tij, që ajo të mund të vazhdonte shkollën.

Edlira: Si çdo vajzë e re, edhe unë u dashurova dhe u martova me njeriun, që shpresoja të kaloja jetën. Pas 5 vjetësh martesë, ish-bashkëshorti im vendosi të jetonte me dikë tjetër. Në heshtje e pranova sepse e bëri fakt të kryer, ishte e kotë që unë të vazhdoja të këmbëngulja. Kështu pas shumë mendimesh me veten time, ose duke biseduar me vetë ndërgjegjen time vendosa që djalin do ta rrit e vetme. Sepse nga kjo martesë na erdhi në jetë një fëmijë, djalë, që unë e rrita me shumë përkushtim. Pasi vitet kaluan unë shikoja që nuk ishte kjo jeta që unë kërkoja dhe vendosa që unë të vazhdoja shkollën, universitetin.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe?

Edlira: Në moshën 29 vjeç! Nuk mund ta shpreh dot me fjalë sa punë të madhe, kolosale kam bërë për të vazhduar shkollën. Katër vite shkollë kanë qenë katër vite luftë. Babai im, ndjesë pastë sepse nuk jeton më, e kishte shumë dëshirë të madhe të vazhdoja shkollën dhe kur kthehesha nga provimet ishte i pari që më priste tek dera. Nëse unë do të isha fytyrë qeshur kuptohej që do ta kisha mrrë provimin, nëse do të isha pak e mërzitur do vinte të më hidhte duart në qafë dhe do më thoshte s’ka problem do të vazhdosh përsëri. Dhe kështu kaluan vitet, unë mbarova shkollën, ndërkohë shkollohej edhe djali edhe unë, të dy bashkë. Por doja të theksoja që gjatë këtyre viteve, unë nuk ia urreva kurrë të atin, nuk ia urreva sepse doja që fëmija im mos të kishte probleme në moshën e adoleshencës sepse në fund të fundit është i ati. Edhe pse ai gaboi në jetë, ai përsëri iu përkushtua rritjes së djalit, shkollimit të djalit, por jo vetëm shkollimit të djalit, por edhe shkollimit tim.

Ardit Gjebrea: Në çfarë mënyrë?

Edlira: Gjatë kohës që jepte penison për djalin, jepte dhe për mua, më lidhi dhe mua një rrogë. Më lidhi këtë rrogë sepse e dinte që ëndrra ime ishte shkollimi. Gjatë gjithë këtyre viteve, derisa unë dola në punë, derisa unë fillova profesion tim si mësuese, kam patur ndihmën e ish-bashkëshortit. /tvklan.al

të fundit

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…

8 minutes ago

Mungojnë auto-injektorët e adrenalinës në Maqedoninë e Veriut, pacientët i blejnë jashtë vendit

Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…

9 minutes ago

Accident on the Fier-Libofshë road, milk tanker collides with motorcycle, one person injured

Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…

12 minutes ago

Three people arrested after replacing German flag with Palestinian flag at the Reichstag

Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…

12 minutes ago

Poland declares two days of national mourning after attack that killed six in Krakow

Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…

12 minutes ago

Rama is following Lukashenko’s model,” protester says: Measures are unconstitutional, fines aim to intimidate citizens

Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…

13 minutes ago