Categories: Uncategorized

Tuttosport: Projektohet shkëmbimi i madh Dybala-Pogba

Një kampion ikën dhe një tjetër kthehet.

Një idhull mund të largohet dhe një tjetër mund të përqafojë përsëri tifozët e Juventusit.

Të lidhura

None found

Fatet e Paulo Dybalas dhe Paul Pogbasë, ish-shokë të së njëjtës skuadër dhe miq të shkëlqyeshëm, mund kryqëzohen sërish.

Asgjë, në fakt, nuk mund të merret si e mirëqenë. As lamtumira e “Joyas” dhe as kthimi i francezit. Diçka, sidoqoftë, po lëviz në rrugën e duhur, shkruan “Tuttosport”.

Nëse kampionët italianë, të cilët kanë negociuar me numrin 10 për muaj me radhë për të rinovuar kontratën (që skadon në vitin 2022), janë të detyruar ta sakrifikojnë argjentinasin, ideja më e njohur në Continassa është t’i dhurosh Andrea Pirlos një mesfushor të shkëlqyer.

Pogba, i preferuari Pirlos

Nuk është mister që i preferuari i trajnerit të ri është 27-vjeçari i Manchester United, një ish-bardhezi i sukseseve të mëdha. Dybala dhe Pogba janë në të njëjtën moshë, kanë një vlerë të përafërt në treg (rreth 100 milionë) dhe duke pasur parasysh kërkesën e argjentinasit për rritjen e ndjeshme të pagës (15 milionë në sezon), edhe në këtë kriter nuk janë larg njëri-tjetrit. Pogba do të kthehej me kënaqësi tek Juventusi, edhe më shumë tani që Pirlo është në pankinë. Ndërsa Dybala e tregoi një vit më parë lidhjen e ngushtë me ngjyrat bardhezi.

Të gjithë pas Dybalas

Real Madridi nuk duket në humor për të bërë çmenduri, por Florentino Perez mund të ofronte një mes Iscos dhe Asensios në një shkëmbim të ngjashëm me “Pjanic-Arthur”. Për Dybalan po mendojnë edhe te Manchester City, ku pas rreth një vitit do t’u duhet të përshëndetin një tjetër kampion, Sergio Agueron. Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola e kanë karizmën për ta bindur Paulon. City, më shumë se Real Madridi, i ka mundësitë të ofrojë 90-100 milionë euro ose diçka më pak, duke përfshirë edhe një futbollist.

të fundit

Dy punonjës të Lotarisë Shtetërore të RMV-së dyshohen për përvetësimin e rreth 1.3 milionë eurove

Dy punonjës të Lotarisë Shtetërore dyshohen se gjatë vitit 2024 kanë përvetësuar pothuajse 1.3 milionë euro, njoftoi Prokuroria Themelore Publike…

2 minutes ago

Zhupa apel Braçes dhe Sinajt të votojnë kundër reformës territoriale, përplasje me socialistët në komision

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Kulturës, deputetja demokrate Ina Zhupa iu drejtua me një apel të veçantë deputetëve socialistë Erion…

4 minutes ago

Publikohen pamjet e përplasjes së protestuesve me Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka publikuar të martën bilancin e përditësuar të përplasjeve të 5 tetorit në qendër të Prishtinës, gjatë…

6 minutes ago

Ulutaş dhe Jashari diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin mes KFOR-it e FSK-së

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. KFOR-i…

6 minutes ago

Forebet parashikon fitore minimale të Shqipërisë ndaj San Marinos

Kombëtarja shqiptare Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga ndeshja Shqipëri –San Marino (20:45), e vlefshme për Ligën e Kombeve,…

7 minutes ago

FSSH miraton rregullat e reja për përcaktimin e pushimeve mjekësore në Maqedoni

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi…

27 minutes ago