Turqia ka shpallur një izolim 48-orësh në 31 qytete të vendit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, njoftoi ministria e Brendshme e ketij vendi.erdogan lufte
Të gjithë banorët e Stambollit, Ankarasë dhe 29 qyteteve të tjera do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, nga mesnata e së premtes deri pas mesnatës të së dielës, tha ministria.
Agjencia AP raporton se ndalimi u vendos për shkak të shqetësimeve, shumë njerëz mund të injorojnë udhëzimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi.
Njoftimi për bllokimin u dha vetëm dy orë më parë duke bërë që njerëzit të mësyjnë dyqanet dhe furrat e bukës, gjë e cila është shoqëruar në disa vende edhe me sherre të forta.
Deri më tani në Turqi nuk janë vendosur masat e përgjithshme të izolimit, por personat mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
Deri më tani, gjithsej 2.423 janë shëruar dhe liruar nga spitalet, tha dje ministri i Shendetesise se Turqise.
Ai gjithashtu tha se 30.864 teste janë kryer dje, duke e cuar numrin përgjithshëm te testeve në 307.210.
Turqia aktualisht po kuron 1.667 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Shkalla e vdekshmërisë në Turqi është 2,15 për qind, e 12-ta më midis vendeve me popullsi mbi 10 milionë banorë.
Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…
Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…
Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…
Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…