Categories: Uncategorized

Trumpit nuk i del inati me Tik Tokun, i jep goditjen e fortë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që shënjestrojnë TikTok dhe WeChat, dy nga aplikacionet më të mëdha të Kinës.

Në bazë të këtyre urdhrave pas 45 ditësh, ndalohen transaksionet e kompanive amerikane me pronarët kinezë të TikTok dhe WeChat.

Trump përmendi shqetësimet e sigurisë kombëtare. Ai tha që TikTok mund të përdoret për fushatat dezinformuese në dobi të Partisë Komuniste Kineze.

“Aplikacioni Tiktok është vlerësuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime agresive kundër pronarëve të TikTok”, thuhet në urdhër.

Në urdhrin tjetër ekzekutiv, Trump tha se WeChat automatikisht regjistron të dhënat nga përdoruesit e tij.

“Kjo mbledhje e të dhënave përbën kërcënim pasi Partia Komuniste Kineze ka qasje në informacionet personale dhe pronësore të amerikanëve”, thuhet në urdhër.

Trump në fillim të kësaj jave kërcënoi se do të mbyllte TikTok në SHBA, përveç nëse operacionet e tij amerikane shiten tek ndonjë kompani amerikane.

Kompania amerikane Microsoft ka thënë se është në diskutime për një blerje të tillë.

TikTok është veçanërisht i popullarizuar tek adoleshentët dhe audienca e re, të cilët e përdorin atë për të krijuar dhe shikuar videot e saj në formë të shkurtër. Ka rreth 1 miliard përdorues në të gjithë botën.

Kompania insiston se nuk i ndan të dhënat e përdoruesit me Pekinin.

Më 6 gusht, Senati amerikan votoi për të miratuar një projekt-ligj që ndalon punonjësit federalë të përdorin TikTok në pajisjet qeveritare.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago