Categories: Uncategorized

Trump paralajmëron Kinën: Nëse jeni përgjegjës për COVID 19, përgatituni për pasojat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Kinën se do të përballet me pasoja nëse e ka ditur për koronavirusin, por nuk ka lajmëruar në kohë. Vetëm në Evropë si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën mbi 100 mijë persona. Ai tha se e kupton kur bëhet një gabim, por jo kur e di, pasi ke përgjegjësi për viktimat.

Në një konferencë për media të Task Forcës në luftën kundër COVID-19 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ata vazhdojnë të shohin sinjale pozitive që pandemia në SHBA ka arritur “pikun” (kulmin).

Duke krahasuar normat e vdekjeve në SHBA me ato në vendet evropiane, Trump tha se “Normat tona të vdekjeve janë shumë më të ulëta se ato në vendet e Evropës Perëndimore, me përjashtim të Gjermanisë. Në mesin e këtyre vendeve ndodhen Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Belgjika, Italia, Franca. Ndërsa normat e vdekjeve në Spanjë janë 4 herë më të larta se në SHBA”.

Presidenti shtoi se vdekjet në Kinë janë më të larta

“Kina është numër një. Lidhur me normat e vdekjeve janë shumë më përpara se ne. “Përgjejgësia? Nëse Kina është gabim, është gabim, por nëse ka përgjegjësi të qëllimshme duhet të përballet me pasojat”.

Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën

Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën duke zbatuar rregullat e distancimit social, njoftoi Trump i cili ka shtuar se kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë në Montana do të fillojnë të hiqen të premten, ndërkohë që do të fillojnë të hapen gradualisht më 1 maj edhe bizneset në Ohio, Dakotan e Veriut dhe Idaho.

të fundit

Turistja sllovake humbi jetën teksa notonte tek Shkëmbi i Kavajës, çfarë thotë policia

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se një 79-vjeçare është mbytur në det tek Shkëmbi i Kavajës. Mësohet…

15 minutes ago

Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A

Interi po ecën me ritme të mira në përpjekjen për të transferuar sulmuesin e Parmës, Ange-Yoan Bonny, i cili ka…

26 minutes ago

Pritjes i erdhi fundi! Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të tretë: Djalë apo vajzë?

Eliona Pitarka ka ndarë me ndjekësit lajmin e gëzueshëm teksa ka postuar në rrjete sociale portretin e bebit nr. 3,…

56 minutes ago

Ligji del për konsultim publik: Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në…

1 hour ago

E BUJSHME/ 8 milionë euro, klubi i Serie A ofertë zyrtare për shqiptarin e Besiktas

Milot Rashica me shumë mundësi do të largohet nga Besiktas këtë merkato verore. Ndërkohë që ofertat për të nuk mungojnë,…

1 hour ago

Marcelo komenton Kupën e Botës për Klube si dhe emërimin e Carlo Ancelottit në stolin e Brazilit

Ish-kapiteni i Real Madridit, Marcelo, ka dhënë mendimin e tij për favoritët e Kupës së Botës të Klubeve dhe ka…

2 hours ago