Një grua është vrarë pasi është sulmuar nga një nga peshkaqen i bardhë, në shtetin e Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gruaja ishte duke notuar afër ishullit Bailey, afër qyteti të Portland, të hënën, kur u sulmua. Emri i saj, raporton BBC, është Julie Holoëach, 63 vjeçare, një ekzekutive mode nga Neë Yorku.
Ky është rasti i parë që ka një viktimë nga sulmi i peshkaqenit në këtë shtet. Është vetëm sulmi i dytë i regjistruar në histori të Maine, pasi peshkaqenët janë shumë të rrallë në këto ujëra.
Holoëach ishte duke notuar vetëm 18 metra nga bregu bashkë me vajzën e saj, kur u sulmua, ku lëndime ka pësuar edhe vajza e saj.
Një person që kishte parë ngjarjen ka treguar se gjithçka ishte e zakonshme dhe mund të dëgjoje dy gratë duke qeshur, kur papritmas kanë filluar britmat.
“Krejt pa pritur e kam dëgjuar duke bërtitur dhe më pas është fundosur nën ujë. Dukej sikur u tërheq poshtë”, thotë dëshmitari.
Ai tregoi se vajza kur e pa nënë tek fundosej, filloj të notonte në drejtim të saj.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…