Gjatë natës së djeshme, dy shpërthime tritoli kanë tronditur Shkodrën.
Sipas raportimit të policisë mësohet se shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen Guerrile, ku pre e sulmit ishte shtëpia e oficerit të Policisë, Prelë Milani, me detyrë shef i stacionit policor në Theth të Dukagjinit. Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur në fshatin Grudë e Re të Shkodrës rreth orës 01:00 e mëngjesit në shtëpinë e Kolë Bungajës. Për fat nga dy këto shpërthime ka pasur vetëm dëme materiale.
Sulmi me tritol ndaj Prel Milanit dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës. Sasia e tritolit është vendosur në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë pranë një magazine në të cilën mban veglat e punës dhe mjetet tjera, rreth 15 metra larg shtëpisë së banimit.
Abc neës raporton se oficeri i Policisë Prelë Milani në momentin që ka dalë nga shtëpia dhe i është drejtuar Komisariatit të Policisë për të marrë shërbimin si oficer i gatshëm i policimit në komunitet, ka dëgjuar fillimisht një shpërthim por pa i kushtuar rëndësi. Më pas kanë qenë familjarët ata që kanë kontrolluar shtëpinë dhe oborrin përreth kur kanë konstatuar deren e magazinës të dëmtuar dhe një gropë me një diameter rreth 30 cm në beton.
Ende nuk është përcaktuar sasia e lëndës plasëse e vëndosur. Ndërsa dyshohet se vendosja e tritolit është për shkak të detyrës si Përgjegjës i Postës në Theth, si dhe dyshimet e para janë për shkak të operacioneve të kryera në zonën e Dukagjinit në luftë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Nga ana tjetër vetë oficeri i Policisë Prel Milani dhe familja e tij nuk kanë konflikte. Në momentin e shpërthimit në shtëpi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e oficerit ndërsa vetë oficeri ka qenë në automjet duke shkuar në komisariat të policisë në Shkodër.
Prel Milani përveçse oficer policie është edhe studiues dhe shkrimtar i njohur në Shkodër, kryesisht me studimet e tij për treven e Dukagjinit, dhe personaliteteve të kësaj zone.
Ndërsa pak orë më pas një sasi e konsiderueshme lënde plasëse që dyshohet si tritol është vendosur në deren e shtëpisë së shtetasit Kolë Bungaja në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ndodhej në gjumë. Ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar dera hyrese e shtëpisë. Nuk dihet shkaqet dhe cilët kanë qenë motivet e këtij sulmi ndaj familjes Bungaja. Policia e Shkodrës dhe Prokuroria ka nisur hetimet për këto dy ngjarje.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijon turin e mbylljes së takimeve elektorale në qytetet e vendit. Rama: Është magjepsëse…
Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Korçë për të vijuar me javën përmbyllëse të fushatës elektoral para zgjedhjeve…
Ferdinand Dervishi, gazetar i njohur dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike…
Pas vitesh të tëra uzurpimi gradual të shumë formave të mediave të trashëguara, podkastet janë gati të japin kulmin në…
Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është…