Një rast tërësisht komik erdhi nga Rumania me ekipin Petrolul.
Në derbin e zhvilluar kundër Rapid Bukuresht, ndërsa po luhet për t’u ngjitur në elitën e futbollit rumun, ka ndodhur edhe çudia. Tre penallti që përsëriten, një portier i larguar me karton të kuq, tre lojtarë të ndryshëm që godasin dhe nuk kanë saktësi nga 11-metrat.
None found
Kur Rapidi luante me një lojtar më pak që nga minuta e 28, arbitri ka akorduar një penallti në favorin e Petrolul në minutën e 64. Arnautu niset dhe godet, por portieri Popa arrin që ta presë penalltinë.
Arbitri e ndalon festën e portierit të ri dhe e ndëshkon me karton të verdhë për protestë, pasi sipas kryesorit të takimit kishte dalë shumë më para zonës. Penalltia përsëritet dhe këtë herë ishte Marinescu që niset, për të përsëritur të njëjtën histori.
Popa arrin që të presë penalltinë dhe nis festën, por arbitri e ndalon sërish duke i nxjerrë kartonin e kuq. Penalltia duhej të përsëritej për herë të tretë dhe në portë mbërrin Tataru. Një mundësi e re për ekipin e Petrolul që do të shpërdorohej sërish, teksa këtë herë topi shkoi mbi traversë me ndeshjen që përfundoi në shifrat 0-0.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…