Ditën e sotme, ministria e Shëndetësisë deklaroi se në 16 rastet e reja me koronavirus,3 prej tyre ishin efektivë të KFOR.
Lidhur me këtë ka regaur dhe ministria e Mbrojtjes e cila sqaron se, efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.
Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet.
Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale. Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre.
“Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…