Categories: Uncategorized

Trazirat dhe dhuna në SHBA, Trump gati të marrë vendimin drastik

Presidenti Donald Trump “ka autoritetin e vetëm për të vënë në veprim Ligjin e Rebelimit” dhe “nëse është e nevojshme, ai do ta përdorë atë”, tha Sekretarja të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, para gazetarëve të mërkurën pasdite.ushtria trump

Më herët gjatë ditës, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se, “mundësia për të përdorur trupat në detyrë aktive në rolin e forcave të zbatimit të ligjit duhet të përdoret vetëm si shansi i fundit dhe vetëm në situatat urgjente dhe të ndera.”

Të lidhura

None found

Esper shtoi, “Ne nuk jemi në një nga këto situata tani. Unë nuk e mbështes vënien në veprim të Ligjit të Rebelimit”.

Ligji federal i vitit 1807 lejon presidentin, në rrethana të ndera, të vendosë trupa ushtarake dhe të Gardës Kombëtare brenda vendit për të shtypur mosbindje civile, kryengritje apo ebelim.

Mes njoftimeve se deklaratat e sekretarit të Mbrojtjes kanë zemëruar presidentin dhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, sekretarja e Shtypit u pyet nëse presidenti Trump vazhdon të ketë besimin e anëtarit kryesor të Kabinetit të tij që drejton Pentagonin.

“Tani për tani, Sekretari Esper është ende Sekretar Esper,” u përgjigj zonja McEnany. Kjo përgjigje e shpejtë do të shtojë më tej spekulimet se sekretarit të Mbrojtjes së shpejti mund t’i kërkohet nga presidenti të japë dorëheqjen.

Ndërkohë Pentagoni thotë se Sekretari Esper ka kthyer mbrapsh një vendim të mëparshëm për të dërguar dy qindra trupa me detyrë aktive në shtëpi nga rajoni i Uashingtonit. Vendimi i sotëm vjen mes tensioneve në rritje mes Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit për përgjigjen ushtarake ndaj protestave.

Sekretari i ushtrisë Ryan McCarthy i tha agjencisë Associated Press se vendimi erdhi pasi sekretari Esper mori pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë, dhe pas diskutimeve të tjera të brendshme të Pentagonit. Ai tha se beson se ndryshimi i vendimit ishte i bazuar në sigurimin e një mbështetje të mjaftueshme ushtarake në rajon për t’iu përgjigjur problemeve të protestës nëse do të ishte e nevojshme.

Në mbrojtje të shëtitjes në Parkun Lafayette Park

Trump po mbron shëtitjen e tij në Parkun Lafayette për të shkuar në një kishë historike, ku ai mbajti lart një Bibël vetëm disa minuta pasi forcat e rendit pastruan me dhunë rrugën.

Veprimet e presidentit Trump të hënën në mbrëmje janë kritikuar ashpër nga drejtuesit e Kishës Episkopale, përfshirë peshkopen e saj kryesuese, si dhe klerikë të shquar të emërtimeve të tjera të krishtera.

“Shumica e udhëheqësve fetarë e pëlqyen atë veprim,” pohoi Trump të mërkurën. “Pse të mos ta pëlqenin? Unë qëndrova para një kishe që kaloi përmes traumave.”

Trump, në një bisedë telefonike në mëngjesin e së mërkurës me radion Fox Neës, deklaroi se kisha, e cila daton në fillim të shekullit të 19-të dhe ka një lidhje të gjatë me presidentët amerikanë, “pati një djegie shumë të keqe” gjatë vandalizmeve të së dielës në Uashington.

Një zjarr i vogël në bodrumin e kishës u shua shpejt, sipas departamentit të zjarrfikësave të Uashingtonit.

“Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme” që presidenti të shëtiste drejt kishës për të “dërguar një mesazh shumë të fuqishëm se ne nuk do të mposhtemi nga plaçkitja”, tha McEnany.

Presidenti Trump tha se askush nuk i kishte thënë atij për turmën e protestuesve përgjatë rrugës H, një bllok në veri të Shtëpisë së Bardhë, përpara se të shkonte në kishë.

“Kur shkova, nuk thashë,‘ Largojini ata. “Unë nuk e dija kush ishte atje,” tha presidenti Trump në programin e radios.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr “vendosi atë mëngjes të zgjerohej perimetri,” u tha sekretarja McEnany gazetarëve.

Kur ai dëshmoi më vonë gjatë ditës se kjo nuk ishte zbatuar ai urdhëroi veprime të menjëhershme, tha McEnany.

Është procedurë normale që Shërbimi Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit të krijojnë një kordon në zonat para lëvizjeve nga çdo president. VOA

të fundit

Klopp shpjegon humbjen e Gjermanisë ndaj Ekuadorit dhe pranon gabimet në qasje

Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…

58 minutes ago

Klopp shpjegon humbjen e Gjermanisë ndaj Ekuadorit dhe pranon gabimet në qasje

Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…

59 minutes ago

Tuchel përballet me telashe, Anglia humb yllin e skuadrës për të paktën edhe dy sfida

Sipas raportimit të The Guardian, Anglia ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi Reece James…

2 hours ago

Befasi e madhe në Botëror, Kepi i Gjelbër siguron kalimin në fazën me eliminim direkt

Kepi i Gjelbër ka shtangur të gjithë për ta kaluar fazën e grupeve pas barazimit me Arabinë Saudite.Edhe pse shihej…

3 hours ago

Spanja mposht Uruguain dhe siguron kalimin në raundin tjetër të Kupës së Botës

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Uruguait, për t’i eliminuar nga Kampionati Botëror 2026 si dhe siguruar një vend…

3 hours ago

Manuel Ugarte dëmtohet rëndë në ndeshjen ndaj Spanjës

Uruguai dhe Manchester United janë në pritje të lajmeve për gjendjen e Manuel Ugartes, pasi mesfushori pësoi një lëndim shqetësues…

3 hours ago