Categories: Uncategorized

Transportuan 26 shtetas të huaj: Arrestohen 6 persona, u sekuestrohen edhe mjetet

Policia ka finalizuar operacionin policor i koduar “Qafë Plloça”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit

Transportonin 26 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, katër prej të cilëve, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë

Të lidhura

None found

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policia Kufitare dhe Komisariati i Policisë Pogradec, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Qafë Plloça”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N. B., 40 vjeç dhe R. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fugon tip “Volksëagen” e automjetin tip “Golf” 18 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm

Po gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan edhe P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volkswagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm

Shërbimet e Policisë iu kanë bërë me shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, por ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë vijuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe në hyrje të qytetit të Pogradecit janë ndaluar. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se shtetasja M. Sh. drejtonte njërin prej mjeteve tip “Volkswagen” pa leje drejtimi

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

të fundit

Irani hap ceremonitë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, ja si do të zhvillohet seria e homazheve

Pas vdekjes së pretenduar në një sulm të ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, Irani ka hyrë në disa ditë zie…

5 minutes ago

34 ditë revoltë! Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 34…

11 minutes ago

Kuvendi vendos më 13 korrik për shkarkimet dhe emërimet e reja në Qeveri

Propozimi për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave ë rinj të Qeverisë është paraqitur në Kuvend, dhe seanca është caktuar për…

13 minutes ago

Pesë dështimet vendimtare që çuan në atentatin ndaj Trump dy vjet më parë dhe arsyet pse Shërbimi Sekret nuk e ndaloi dot

Dy raporte të institucioneve amerikane të auditimit, të bëra publike më 2 korrik 2026, kanë nxjerrë në pah mangësi serioze…

23 minutes ago

Arianit Koci: Osman Selmani, 74 vjeç, nuk ka asnjë lidhje me akuzat që i atribuohen nga Serbia

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, duke deklaruar se klienti i tij…

32 minutes ago

Turkish comedian Deniz Göktaş detained after jokes about Erdogan and Islam, faces charges of inciting hatred and hostility

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar arrestimin e komedianit turk Deniz Göktaş, i cili akuzohet nga autoritetet për “nxitje të…

33 minutes ago