Categories: Uncategorized

Trafikantët nuk e ndalin punën në Shkodër, kapen 4 persona

Trafikuesit e lëndëve narkotike në Shkodër vazhdojnë punën e tyre pa pyetur për Covid-19.

Policia bën me dije se janë arrestuar 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen. Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen duke përfituar edhe nga situata, bazuar në informacionet e marra më parë për një mjet që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Koplikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtoj i Ri”.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambinentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.

Në vijim të veprimeve nga shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.

Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

-B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,

-R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe

-A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

3 hours ago