Tirana është aty dhe rrugën drejt titullit kampion nuk e ndalon dot ajo humbje ndaj Teutës, pasi bardheblutë ditën e sotme e kanë ritreguar forcën e tyre, të cilën dikush mund të mendonte se e kishin humbur.
Djemtë e Egbo kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj shkodranëve. Ndeshja ka nisur me vendasit në sulm dhe Vllazninë të mbyllur në 40 metrat e fundit të fushës së saj.
Shkodranët janë treguar të pathyeshëm përderisa ishin në pozicionet e tyre, por do të ishte një goditje këndi në favor të tyre, që do i krijonte mundësinë lojtarëve të Tiranës të befasonin dhe në minutën e 30 argjentinasi Torasa gjen golin e parë të ndeshjes. Vetëm gjashtë minuta më pas një gabim i linjës së mbrojtjes në vendosje ndihmon Ngo të marrë epërsi të ndjeshme dhe të dalë përballë me Efremov.
Anglezi nuk gabon dhe dërgon topin në trekëndësh, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij. Fundi i pjesës së parë krijoi një fijë shprese për Vllazninë, pasi Hoxhallari mori kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte shokët e tij me një lojtar më pak. Pjesa e dytë nisi me një këmbëngulje të Vllaznisë, por Tirana dalëngadalë e ngriti lojën dhe bëri të mos ndihej mungesa e një lojtari.
Diferencat në aspektin fizik dhe teknik në këtë ndeshje i vë edhe një herë në dukje Elton Kale. Braziliani shënon një gol shumë të bukur pas një spondi të Ngo dhe fikson rezultatin në 3-0. Bardheblutë presin të qetë ndeshjen e Kukësit nesër, që luan një transfertë të vështirë në Laç.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…