Categories: Uncategorized

“Thjesht po pres të vdes”, zbardhet telefonata e babait të Sabrinës me policinë

Gjykata australiane pritet që javën e ardhshme të japë dënimin për Petrit Lekajn, babain shqiptar që Korrikun e vitit të shkuar vrau vajzën e tij 20-vjeçare Sabrinën.

Së fundmi gjykata ka bërë publike telefonatën e 47-vjeçarit me policinë, pak çaste pasi i kishte marrë jetën të bijës Sabrina.

Policia: Mund të më thuash çfarë ndodhi, ndoshta mund të vijmë tek vajza dhe ta ndihmojmë.

Lekaj: Jo, ajo iku…iku.

Duke iu druajtur faktit se më e keqja kishte ndodhur, oficeri i policisë u përpoq si mundej, që Lekaj t’i tregonte vendndodhjen.

Policia: Jam një oficer policie, a mund të flasësh me mua?

Lekaj: Thjesht po pres që të vdes.

Policia: Nuk duam që t’ju ndodhë diçka e tillë, duam që t’ju sjellim dikë që të flasë me ju dhe të shohë nëse mund t’ju ndihmojë, ju lutem.

Lekaj: Nah, nah… nuk dua asnjë lloj ndihme. Dua vetëm… nuk dua ndihmë.

Policia: Shok, do doja vërtetë të sjell oficerët e policisë që të flasin me ty dhe mund ta zgjidhim nga aty.

Lekaj: Ok.

Policia: Ku ndodhesh shoku im?

Lekaj: Nuk jam i sigurt… nuk jam i sigurt vërtetë.

Kur policia më në fund arriti ta gjente vendndodhjen e tij, Lekaj nuk ndaloi, por vijoi t’i jepte makinës, ndonëse me shpejtësi të ulët. Ai po ecte nëpër rrugë me trupin e pajetë të vajzës së tij 20-vjeçare Sabrina në sediljen e pasagjerit.

Përveç telefonatës, në mediat australiane është botuar edhe dëshmia e babait para oficerëve të policisë. Ai u tha atyre se Sabrina kishte ulëritur për ndihmë, por kjo nuk e kishte ndalur që t’i merrte jetën.

“E godita me thikë kur nuk po më shikonte, thjeshtë po fliste. Nuk pati asnjë bisedë, ajo thjeshtë ulëriste për ndihmë. Disa herë, vijova ta godisja me thikë”.

Petrit Lekaj, një ish-i dënuar për trafik heroine e ka pranuar akuzën për vrasjen e vajzës së tij Sabrina, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në Adelaide të Australinë.

Ai mendonte se e bija po flakte tutje jetën e saj duke përdorur drogë e për këtë arsye e goditi atë fillimisht me thikë në bark. Kur ajo nisi të kërkonte ndihmë, ai doli në sediljen e pasme, e kapi nga fyti dhe më pas e goditi edhe 7 herë të tjera. Pas kësaj ai tentoi të vetëvritej, por arriti t’i shpëtonte plagëve të marra.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

16 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

43 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago