Një 22-vjeçare nga Lushnja e infektuar me Covid-19 është vënë nën hetim pasi ka kthyer karantinën.
Gjatë kontrollit për personat e infektuar, policia i ka shkuar në banesë, por nuk e ka gjetur aty pasi ajo kishte shkuar në fshatin Kashtëbardhë.
None found
Policia i ka komunikuar personave të tjerë në banesën e prindërve të mos dalin nga shtëpia.
“Qarku Fier. Theu karantinën duke dalë nga shtëpia, procedohet penalisht nga Policia e Lushnjës një shtetase, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë vijuar kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Mbi bazën e listave të përditësuara që disponon Policia e qarkut Fier, për personat e prekur nga COVID-19 dhe ata që janë kontakte të personave të prekur, janë zhvilluar kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen M. H., 22 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.
Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa.
Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19′, njofton policia.
Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…