Është e mundur që koronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët e keni kaluar duke qëndruar në këmbë. Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga coronavirusi edhe para se të kishte filluar epidemia zyrtarisht
Nëse keni pasur forma të buta të këtyre simptomave, me siguri me sukses vetë jeni përballur me këtë virus. Hulumtimi i bërë në Universitetin e Oksfordit ka treguar që ekzistojnë tetë shenja të qarta të cilat tregojnë këtë:
Infeksioni i syve
Hulumtimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si p.sh. konjunktiviti, mund të jetë simptomë e coronavirusit.
“Është e njohur që cilido infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikimin sekondar, gjë që është rasti edhe te koronavirusi”, theksojnë shkencëtarët.
Megjithatë, ata shtojnë që është pak e sigurt që të ndodhë që personi i infektuar të ketë konjunktivit si simptomë të vetme, por me siguri do të shfaqeshin të shoqëruara me ethe, kollë të thatë apo me ndonjë simptomë tjetër.
Kolla e thatë
Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të coronavirusit është pikërisht kolla e thatë.
Lodhja mendore
Edhe pse kjo nuk është e njohur zyrtarisht si simptomë e koronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë paraqitur këtë simptomë.
Temperatura
Përveç kollës së thatë, edhe kjo është tregues më i shpeshtë i koronavirusit.
Vështirësi në frymëmarrje
Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu shfaqen si simptoma.
Humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes
Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes mund të jetë simptomë e koronavirusit, raporton Daily Mail.
Problemet me stomakun
Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5 për qind të tyre kanë paraqitur diarrenë si simptomë.
Lodhja fizike
Edhe një simptomë e koronavirusit, e cila shfaqet për shkak të ftohjes, virusit të gripit, por edhe viruseve të tjera të shumtë është ndenja e lodhjes dhe e dobësisë, shkruan tg.
Organizmi i shëndoshë me imunitet të fortë është në gjendje që vetë të përballet me formën e butë të këtij virusi, por që as të mos e vëreni që e keni pasur.
Megjithatë, më së miri është që për çdo rast t’u përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe vetizolimit.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…