Categories: Uncategorized

Testi me 4 hapa që zbulon nëse fëmija është autik

Para së gjithash na duhet të theksojmë se ky është thjesht një test që mund t’ju orientojë në njëfarë mënyrë. Diagnostikimin e saktë mund ta bëjë vetëm mjeku!

Ndërkaq ju mund të praktikoni një test shumë të thjeshtë duke vëzhguar sjelljen e fëmijës gjatë ditës dhe natës që në muajin e 2 të jetës. Prania ose jo e autizmit përcaktohet nga ato çfarë fëmija nuk është në gjendje të bëjë në një moshë të caktuar. Sipas studimeve kontakti me sytë është shumë i rëndësishëm, duke theksuar edhe rëndësinë e buzëqeshjes si edhe vëmendjes vizuale.

4 hapat e testit të autizmit (të përshtatshëm për fëmijë nga mosha 2-9 muajsh)

1. Skanimi i objekteve dhe imazheve

I tregoni fëmijës 2 objekte:
• Një pikturë me ngjyra;
• Një objekt interesant (zile bebesh).

Mbani një objekt në një dorë dhe tjetrin në dorën tjetër, duke qëndruar para fëmijës tuaj me një distancë prej 30 cm nga fytyra e tij. Fëmija mund të qëndrojë shtrirë ose ulur. Numëroni sa herë fëmija përqëndron shikimin midis objektit dhe pikturës në një minutë (në formë skanimi). Zakonisht fëmija do të skanojë secilin prej objekteve 4-8 herë në minutë, gjë e cila do të jetë edhe më e shpeshtë nëse fëmija është më i madh.

2. Testi i objekteve dhe tingujve
Fëmija duhet të qëndrojë në një karrige të lartë. Merrni një objekt interesant (edhe në këtë rast mund të përdorni një pikturë me ngjyra) si edhe një zile që bën një zhurmë të këndshme. Në momentin që fëmija është duke parë pikturën ju duhet t’i bini ziles të cilën fëmija nuk duhet ta ketë para syve. Sjellja normale do të jetë ajo e karakterizuar nga interesi i fëmijës për të gjetur burimin e tingujve.

Nderkohë mbani shënim:

• Sa shpesh fëmija kthen kokën për të gjetur nga vjen tingulli;
• Pas sa kohësh nga momenti që filluat t’i binit ziles fëmija filloi të kthente kokën. Zakonisht fëmija duhet të kthehet pas 2-3 sekondave. Edhe në këtë rast sa më i madh të jetë ai aq më shpejt do të shkëputë shikimin nga piktura për të ndjekur tingujt.

3. Marrëdhëniet sociale
Për të bërë këtë test fëmija juaj duhet të jetë të paktën 3 muajsh. Shikoheni beben në fytyrë duke qëndruar serioze dhe më pas bëj një buzëqeshje të madhe. E bëni këtë veprim katër herë rresht duke mbajtur secilën buzëqeshje për 5 sekonda në fytyrë. Mbani shënim sa herë bebi i është përgjigjur buzëqeshjes tuaj. Zakonisht bebi do t’ju buzëqeshë sa herë ta bëni edhe ju.

4. Përdorni një objekt të kuq

E vendosni bebin në shpinë dhe anash kokës së tij, nga te dyja anët vendosni nga një jastëk në mënyrë që ai të mos e kthejë shumë kokën. Merrni një top të kuq dhe e kaloni nga e majta në të djathë me ngadalë dhe anasjelltas. Shkruani sa herë e ndoqi fëmija topin dhe nëse e skanoi atë vetëm në një distancë të vogël. Normalisht pritet që fëmija të skanojë objektin vetëm me sy, pra pa lëvizur kokën. Sa më i madh të jetë ai aq më butësisht do ta skanojë objektin.

E theksojmë sërish: këto teste nuk ju bëjnë të aftë për të diagnostikuar autizmin, por mund t’ju orinentojnë disi për të biseduar me mjekun. Rezultatet e testit duhet t’ja paraqisni mjekut. Burimi pernenat.al

të fundit

“I prekur nga Zoti, apo jo?”, ish-bashkëlojtari i Ronaldos i mahnitur nga goli i Messit

Lionel Messi tërhoqi vëmendjen edhe një herë me një gol sensacional nga goditja e dënimit për Inter Miamin kundër Portos…

10 minutes ago

Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti godet brigjet e Kretës! Ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar mesditën e kësaj të premte në Greqi. Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është…

10 minutes ago

Sylvinho e la në stol, Nedim Bajrami nis punën në kalçetot e Tetovës

Nedim Bajrami po i kalon këto ditë pushimi në vendin e tij të lindjes, Tetovë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është…

12 minutes ago

Kërkoi vlefshërinë e votave për kandidatët edhe kur shenja ishte jashtë kutisë, KAS rrëzon PS-në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila donte që të konsideroheshin vota të…

36 minutes ago

VIDEO / Përleshje e tmerrshme midis tifozëve të Botafogos dhe PSG-së në shkallët e stadiumit

Një përleshje e madhe ka ndodhur në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes mes Botafogos dhe Paris Saint-Germain në kuadër të…

44 minutes ago

VIDEO / “Jemi me fat që të kemi në Kombëtare”, Kristjan Asllani surprizohet në SHBA

Kristjan Asllani është bashkuar me skuadrën e Interit në SHBA, në kuadër të Botërorit të Klubeve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare…

48 minutes ago