Categories: Uncategorized

Teoritë konspirative: Kim Jong vrau xhaxhain e tij dhe i nxorri kokën në publik

Presidenti amerikan pretendohet të ketë thënë se Kim Jong Un ka ekzekutuar me skuadër pushkatimi xhaxhain e tij, gjeneral Gang Song-thaek dhe më pas ka nxjerrë në shfaqje kokën e tij që ta shikonin të gjithë.

Kështu shkruan gazetari i vjetër amerikan Bob Woodëard, sipas intervistave të tij me presidentin për librin e ri.

Të lidhura

None found

Aty shtohet se Trump mburret se lideri koreano-verior i thotë “gjithçka”, mes të cilave Kim i ka përshkruar në detaje sesi vrau xhaxhanë e vet. Kim më pas kishte ekzekutuar ndihmësit e ngushtë të gjeneralit, teksa dhe familja e tij besohet se është vrarë me urdhër të liderit.

Libri i ri tregon për një marrëdhënie të afërt mes Trump dhe Kim, që i përshtatet pëkufizimit të tyre si dy nga liderët më të kontestuar në botë.

Në një letër që iu tregua gazetarit, Trump ka pyetur Kim: “A bën ndonjëherë diçka tjetër përveçse të lëshosh raketa në ajër?
“Le të shkojmë njëherë bashkë në kinema, ose të bëjmë një lojë golf”.

Takimi mes dy liderëve në samitin e Singapore në qershor 2018 ishte i pari mes një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi koreano-verior.

Trump i kishte treguar Woodëard, i cili ka qenë më parë i famshëm për përshkrimin e skandalit presidencial të Watergate, se Kim i ka shkruar letra ku i drejtohet me “shkëlqesia juaj”.

Në një prej shkrimeve ai i thotë Trump se ishte “i lumtur që kemi krijuar lidhje të mira” që prej takimit historik me të në qershor 2018.

“Ndjehem i kënaqur që kam krijuar lidhje të mira me një burrë shteti të shquar e të fuqishëm si shkëlqesia juaj,” i shkruante Kim.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

7 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

8 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

8 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

9 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

9 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

9 hours ago