Dy vajza shqiptare u ndaluan me 14 shkurt në aeroportin e Katanias, në tentativë për të fluturuar drejt Britanisë së Madhe me dokumenta false.
Ndalimi i tyre u bë rreth orës 18.30.
Ndërsa po verifikoheshin dokumentat e pasagjerëve të fluturimit që largohej për në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet, stafi i ekipit të policisë së kufirit ajror në shërbim në aeroportin Katanias, arrestoi dy shqiptaret të moshës 18 dhe 19 vjeçe.
Dy vajzat u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumentave duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke.
Ekspertët e dokumenteve false përmes pajisjeve teknike të pranishme në këto zyra, ishin në gjendje të nxirrnin në pah falsifikimet e dokumenteve, për më tepër dokumentet e tyre të identitetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare u gjetën të fshehura mes sendeve personale të ruajtura në bagazh.
Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Cërrik, ku shkak dyshohet të ketë qenë prania…
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Mirit, Stelinës dhe Keijsit, pas një deklarate të fortë të bërë nga ky…
Familja Veshaj ka ndarë sot një nga lajmet më të bukura, duke shënuar një kapitull të ri plot emocione dhe…
Altin Ndoci, i cili një ditë më parë u arratis nga Spitali i Durrësit, dyshohet se fshihet në Tiranë. Sipas…
Për Álvaro Arbeloa etapa e re në Madrid nuk është aspak e lehtë. Ish-mbrojtësi trashëgon një ekip, i cili prej…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë “masa shumë të forta”…