Categories: Uncategorized

Tentuan ta eliminonin, si Taulant Ahmeti i shpëtoi atentatit të maskave (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme, të shtëna me armë në Shkodër alarmuan qytetarët por sipas njoftimit të policisë nuk kishte të lënduar.

Ditën e sotme, abc neës raporton se nuk ka qenë aspak një ngjarje e çastit, por bëhet fjalë për një pritë të ngritur ndaj 32 vjeçarit Taulant Ahmeti.

Mësohet se bëhet fjalë për një tentativë për vrasje dhe një pritë e mirëfilltë ndaj tij duke tentuar që ta eliminonin.

Në momentin që Taulant Ahmeti zbriti nga makina, në drejtim të tij kanë shkuar të armatosur Gledis Ustabeqiri 23 vjeç, i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç.

Ngjarja

Taulant Ahmeti ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëhere Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armën. Në këto momente ka ndërhyre dhe Hygert Muçaj, i cili ka qelluar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Agresoret pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet, madje i është përgjigjur me konfrontim fizik, edhe pasi ka parë armën, Ustbeqiri ka qëlluar tre herë por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur dhe më pas janë larguar me mjetin e tyre “Mercedes” me targa AA 250 VH .

Policia pas identifikimit akoma është në kërkim të tyre ndërsa në polici ka mbërritur vetëm Taulant Ahmeti, i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe më pas është lënë i lirë.

Ahmeti ka refuzuar të tregojë shkaqet e ngjarjes duke theksuar se as nuk i kishte njohur autorët pasi mbanin kapele dhe syze.

të fundit

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

7 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

31 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

33 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

51 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

1 hour ago