Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun lindor.
Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por për momentin BE nuk do të vendosë masa ndëshkuese.
None found
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej. Sidoqoftë, sipas Cavusoglut, edhe Greqia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme”. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijohej konflikt po të “mbeten të gjithë me mendje në kokë dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”.
Kancelarja Merkel ndërmjetëson
Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar punët. Ajo u bëri thirrje të dyve për dialog dhe çshkallëzim.
Në Mesdheun lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e akuzoi Francën se sillej si “gangstere”.
Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-s. Greqia dhe Turqia grinden prej dekadash për çështje territoriale. Turqia akoma mban të pushtuar pjesën veriore të Qipros, anëtare e BE. DW
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…