Në orët e para të mëngjesit të djeshem, u shemb Teatri Kombëtar. Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft polemika dhe trazira tek qytetarët.
Si shumw artist shqiptar ka reaguar edhe Ardit Gjebrea gjatë emisionit e “E diela shqiptare”.
None found
Ai thotë se sot ishte shumë vonë për të mbrojtur ndërtesën e teatrit, kur në fakt aktorët janë lënë në harresë për vite me radhë.
“Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë. Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë.
Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm… Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur Kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot. Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit?
E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri. Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre”, u shpreh Ardit Gjebrea.
Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të…
Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh,…
Mundësitë për t’u njohur janë shtuar, por një paradoks i heshtur po i bën lidhjet më të ndërlikuara. Ajo që…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi universin, ofroi një shpjegim që shkon përtej…
Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…
Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë…