Categories: Uncategorized

Të vegjël por kriminelë: Kush janë të rinjtë që masakruan gruan në Mallakastër

Drita Saliaj është vrarë në mënyrë makabre ditën e 5 janarit në Mallakastër nga nipi 17 vjeçar i bashkëshortit të saj.

Në fotografinë që shoqëron këtë lajm janë dy adoleshentët që i morën jetën 50-vjeçares në Mallakastër, pasi u futën në banesën e saj si mysafirë.

Të lidhura

None found

Drita Saliaj gruaja që jetonte e vetme pasi bashkëshorti dhe djemtë punonin në Greqi në vend të mbrohej nga të afërmit u masakrua, nga i afërmi 17 vjeçari Luis Saliaj dhe dy shokët e tij.

Abcnews ka qënë në Gjerbës të Mallakastrës dhe ka biseduar me bashkëshortin e saj që është i tronditur dhe kërkon vetëm drejtësi.

Kjo ngjarje që ndodhi në këtë zonë të qetë ka tronditur thellë dhe banorët e fshatit dhe mikeshat e saj.

Nuk dihet ende nëse të adoleshntët e kishin planifikuar këtë ngjarje pasi kishin hyrë në banesë miqësisht kishin pirë dhe kafe, por më pas rezultoi se ata kishin qëllim të vidhnin paratë pasi kishin informacion se bashkëshorti i Dritës kishte shitur bagëtitë. Mësohet se paratë ishin depozituar në bankë dhe ata nuk i gjetën dhe morën vetëm sende me vlerës dhe një armë gjahu të cilën nuk e vunë në përdorim.

Trupin e 50 vjecares e transportuan me një makinë benz. Autorët udhëtuan 7 km në rrugë të pakalueshme drejt rezervuarit të fshatit me qëllim zhdukjen e trupit. Mësohet se pas kthimit ata kanë plaçkitur edhe shtëpinë e kunatit të viktimës. Këto janë pamjet e banesës.

Këtë fakt e pohon dhe vetë kunati i Dritës, Mitati.

Policia po dokumenton ngjarjen pasi arrestoi autorët. Këta të fundit mësohet se kanë pranuar krimin. 17 vjeçari banonte vetëm disa metra larg shtëpisë së viktimës, po kështu dhe një prej shokëve të tij, ndërsa tjetri tek fshati fqinj.

Në mesditë Drita Saliaj u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

4 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago