Categories: Uncategorized

“Të shtojmë bashkëpunimin”, Albin Kurti flet për takimin me Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka vizituar Tiranën për herë të parë si kryeministër.

Pas takimit me homologun e tij kryeministrin Rama, Kurti ka theksuar se dëshiron që në këtë dekadë të tretë të ketë një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, cfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona.

“Vendi i parë që vizitova ishte Prekazi i Adem Jasharit, qyteti i parë ishte Mitrovica, shteti i parë patjetër që duhet të ishte Shqipëria. Të falënderoj për mikëpritjen dhe bisedën që kishim, shumë konstruktive. Dua që në këtë dekadën e tretë të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri cfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona, pra ato janë prioritet i njëra tjetrës dhe nuk presin në asnjë fushë”- tha Kurti.

Ai theksoi se ranë dakord për një komision ndërshtetëror, përbërë nga ministra dhe deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar të zbatohen por edhe të shtohen me të reja.

“Duam ta shtojmë bashkëpunimin, duke e thelluar dhe duke e zgjeruar atë. Kosova nuk do ta dilte Serbisë në luftë e as në paqe pa Shqipërinë, ne kurrë nuk e harrojmë këtë dhe duam që të ecim bashkë, shpejt e fuqishëm. Në veçanti duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë arsimit, sigurisë e të politikës së jashtme, fushat në të cilat i kemi preokupimet e njëjta dhe aleatët tanë demokratikë të zhvilluar e perëndimor janë po të njëjtët”- tha ai.

Pyetur për Shengenin Ballkanik, e nëse në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë, Kurti dha këtë përgjigje: “Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen e mund të them që e trajtuam shkurtimisht, meqënesë takimi ynë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik”.

Ndërkohë që Rama theksoi: Kemi një diskutim për të cuar përpara, nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik, edhe pse nuk jam i prirur të bëj gjëra mini.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

14 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

9 hours ago