Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook një grafik ku tregohen masat shtrënguese që kanë marrë dy zona në Italinë e Veriut për parandalimin e Covid-19.
Sipas Ramës, grafiku tregon se masat frenuan armikun në Lodi, ndërsa në Bergamo ato hynë në fuqi pasi armiku kishte përparuar, prandaj dhe situata në këtë zonë është tronditëse.
Rama thekson se mënyra më e mirë për shmangien e katastrofës është pikërisht marja e masave shtrënguese.
Reagimi i Ramës
🔴 LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.
🔴 Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!
🔴 Në foton djathtas KARVANI I KAMIONËVE TË USHTRISË ITALIANE, QË TRANSPORTONTE MBRËMË NGA BERGAMO DREJT 12 ZONAVE TË TJERA TË ITALISË, TRUPAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS, SEPSE KREMATORIUMI I ZONËS KA MBINGARKESË DHE NUK E PËRBALLON DOT NEVOJËN PËR DJEGIEN E KUFOMAVE😰😰😰
🔴 NE DUHET TA SHMANGIM ME ÇDO KUSHT DHE ÇMIM KATASTROFËN HUMANITARE QË PO NDODH NE BERGAMO DHE NË ZONAT E VERIUT TË ITALISË, KU SISTEMI EKSELENT SHËNDETËSOR RA NË GJUNJ, SEPSE NUK U MBROJT NGA MURI I MASAVE SHTRËNGUESE!
🔴 DURIM, DURIM, DURIM! NUK DUHET TË NA NDODHË QË TA MËSOJMË SE ÇFARË TË GJEN NËSE NUK LUFTON SA S’ËSHTË VONË!
Zyrtari ukrainas, Oleksandr Merezhko, është i mendimit se Presidenti i SHBA, Donald Trump, po mban anën e Rusisë për sa…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir…
Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që sot po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares…
Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas,…
Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të…