Një dyshe binjakesh që janë quajtur “motrat më identike në botë” kanë zbuluar së fundmi se dëshirojnë të mbeten shtatëzënë në të njëjtën kohë nga i dashuri i tyre i përbashkët.
Anna dhe Lucy DeCinque, 34 vjeçe nga Perth në Australi, hanë bashkë, flenë bashkë dhe ndajnë krevatin me të dashurin e tyre të përbashkët prej nëntë vitesh, 39 vjeçarin Ben Byrne.
None found
Në një program televiziv ato thanë se dëshirojnë të përdorin metodën e fertilizimit in-vitro sepse duan të provojnë shtatzaninë në të njëjtën kohë.
“Ne duam të provojmë çdo gjë së bashku në jetë”, thotë Lucy, “Duam të rritemi bashkë, të vdesim bashkë.”
Ndërsa Anna shton: “Do të provojmë metodën IFV, madje të ngrijmë vezët në të njëjtën kohë. Duam ta bëjmë së bashku.”
Kur u pyetën nëse dëshironin djalë apo vajzë Lucy tha: “Nuk ka rëndësi përveçse të jenë të lumtur e të shëndetshëm”.
Motrat jetojnë me të dashurin e tyre Ben dhe nënën e tyre.
Dyshja thotë se i dashuri i tyre arrinte t’i dallonte që prej ditës së parë. Sipas tyre partnerët e mëparshëm kishin tentuar t’i ndanin, ndërsa Ben e pranon lidhjen e ngushtë mes tyre.
“Ai arrinte të na dallonte prej ditës së parë”, thotë Lucy. “Edhe nëna nuk na dallon nganjëherë kurse ai po, madje edhe në telefon”.
Anna thotë: “Natën e parë që e takuam, e puthëm, të dyja”.
Lucy vazhdon: Ne thamë me vete, ky qenka djali i përshtatshëm, të shohim si do të shkojë. Në të kaluarën kemi pasur të dashur të ndryshëm por ata nuk e kuptonin lidhjen mes nesh. Ben na pranon për atë që jemi dhe çdo gjë është e barabartë, nuk ka xhelozi”.
Anna shton se megjithse lidhja e tyre mund të jetë ‘obsesive’, kjo është mënyra sesi duan të jetojnë.
Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, nuk i ka mbajtur dot emocionet pas fitores dramatike 3-2 ndaj Egjiptit në raundin e…
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur pas kualifikimit historik në çerekfinale të Kupës së Botës, duke zbuluar…
Me fitoret e mbrëmjes së sotme të Kombëtares së Argjentinës ndaj Egjiptit (3-2) dhe të Zvicrës ndaj Kolumbisë (0-0, 4-3…
Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka komentuar fitoren dramatike 3-2 ndaj Egjiptit, duke pranuar se penalltia e humbur gjatë ndeshjes…
Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…