Një ngjarje e rëndë është bërë publike ditën e djeshme, ku Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci u arrestuar nga Policia për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Në rrjetin social Facebook, duket qartë se e mitura dhe Bizgjoni ishin shokë dhe nuk mungonin komentet i këtij të fundit në fotot e saj.
None found
Nga profili i të miturës në Facebook, shohim se replikat e tyre me komente kanë vijuar deri tre ditë më parë, kur në një foto që ka postuar e reja, Blerimi i komenton me emoji “i love you”.
“Super”, “Si drit je”, ’10”, ” Si drit tkan”, “Si gazetare te kam♥♥”, janë disa nga komentet që Blerim Bizgjoni linte në fotot e minorenes.
Ndërsa ajo i përgjigjej me emoji, dhe në komplimentin si gazetare, ajo ia kthen “haha, e di e di”.
Akti i rëndë ka ndodhur në banesën e autorit, ku jeton me vajzat e bashkëshorten, por kjo e fundit, nuk ka mundur të dëshmojë në polici e as të bëjë gjë për këtë situatë, pasi një aksident në të cilin është përfshirë, i ka marrë gojën dhe nuk mund të flasë.
Një detaj tjetër që ka ngritur shqetësim tek grupi hetimor është se vajza ka treguar që ditën kur ka shkuar në shtëpinë e Bizgjonit, atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar nga shtëpia po atë ditë. Ky detaj mund ta çonte Policinë drejt një tjetër skandali.
Mësohet se 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.
Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.
“Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.
Kjo vajzë është e mitur pa bërë 14 vjeç akoma. Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit blerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…