Categories: Uncategorized

Të dënuar për drogë, OFL zbarkon në Fier

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” duke kërkuar prej tyre që të justifikojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Abcnews.al mëson se ata janë Gentian Jakupi, Edmond Golloshi, Vladimir Golloshi dhe Enver Brahushaj, të katërt nga fieri.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, bën me dije OFL.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. J., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

V. G., banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Qeveria miraton programin për punësim në administratë/ 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do të punësohen

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin…

19 seconds ago

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit, vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë…

9 minutes ago

Qytetarët zgjodhën bregdetin, fluks i lartë pushuesish në Shëngjin, trafiku kilometrik deri në Milot

Temperaturat e larta këtë të diel kanë bërë që qytetarët të “arratisen” drejt bregdetit. Një numër i lartë pushuesish kanë…

18 minutes ago

“Zgjedhja më e mirë që kam bërë!” Ana dhe Kevini flasin për dashurinë pas Big Brother VIP Kosova

Ana Kabashi dhe Kevini, çifti që i dha jetë një romance brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duket se…

26 minutes ago

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiqin

Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet…

29 minutes ago

Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë

Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. Për…

56 minutes ago