Autoritetet Gjyqësore Holandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit ka përcjell një kërkesë për ndihmë juridike në të cilën kanë informuar se në Holandë janë duke u hetuar disa shqiptarë për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë veprimtarisë kriminale.
Sipas këtij dokumenti thuhet se shqiptarët e vënë nën hetim janë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk.
None found
Një pjesë e pasurive të fituara nga aktiviteti kriminal i këtyre personave dyshohet se i kanë transferuar në Shqipëri duke investuar. Sipas letërporosisë nga hetimi i kryer në Holandë ka rezultuar se Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszcsyk disa vitesh kanë aktivitet kriminal në kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe më pas në vendet e tjera të Evropës si Anglia apo Italia.
Gjatë aksioni të policisë këtyre shtetasve u janë sekuestruar një sasi prej 97kg kokainë dhe 16 kg heroinë.
Objekt i kësaj letër porosisë ka qenë verifikimi i pasurisë së këtyre personave në Shqipëri. Në këtë hetim është regjistruar sekuestrim i pasurisë për Ilirjan Memia.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se Ilirjan Memia dhe persona të lidhur me të, vëllai i tij Adriatik Memia, si dhe Lindita Memia bashkëshortja e vëllai kanë në Shqipëri disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Në përfundim të procesit të verifikimit pasuror, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurisë për Adriatik Memia dhe Lindita Memia.
1. Apartament në Linzë 133 m2 me vlerë 83 mijë euro.
2. Garazh 31 m2, me vlerë 15 mijë euro.
3.Arë në Sauk, 430 m2.
4. Makinë Volkswagen me vlerë 15 mijë euro.
5. Makinë Audi 20 mije euro.
6. Rimorkio me vlerë 1200 euro. /albeu.com/
Klubi i Shkëndijës së Tetovës njofton për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të stafit teknik, Agron Mehmedi. Ish-futbollisti i cili…
Portugalia ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta përjetësuar fanellën ikonike me numrin 7 të Cristiano Ronaldos, duke e…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kombëtares sonë 0-0 me Izraelin.“Dardanët” u ndalën në një barazim…
Kandidati demokrat Jonathan Kreis-Tomkins u zgjodh guvernator i Alaskës , sipas parashikimeve të Associated Press dhe NBC News, në fitoren…
“Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në…
Forca të shtuara janë vendosur në protestën te Kryeministria. Qytetarë, studentë protestojnë për 168 ditë me radhë duke kërkuar largimin…