Ndryshime dhe emërime në Policinë e Shtetit pas ikjes së zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së.
hajnaj ardi veliu
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një ceremonie për të vlerësuar punën e Hajnajt, i ka dorëzuar asaj Hajnaj certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Drejtor Veliu ka vlerësuar maksimalisht punën, integritetin dhe kontributin e znj. Hajnaj, për më shumë se dy dekada në Polici dhe i ka uruar asaj suksese në detyrën e re shumë të rëndësishme.
Aida Hajnaj, ka falënderuar Drejtor Veliun për vlerësimin dhe mbështetjen gjatë kryerjes së detyrës në rolin e Zv/Drejtoreshës dhe njëkohësisht ka vlerësuar e falënderuar gjithë kolegët që ajo ka punuar gjatë këtyre viteve në Polici.
Në vijim Drejtor Veliu, ka bërë prezent edhe disa ndryshime me qëllim dhënien e një implusi të ri por edhe për shkak të largimit të Zv/Drejtoreshë Hajnajt.
Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me miratim të Ministrit të Brendshëm, ka marrë gradën Drejtues i Lartë dhe është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Albert Dervishi, deri sot në detyrën e Drejtorit të Rendit.
Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.
Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…