Policia e Durrësit ka arrestuar 3 shtetas të cilët trafikonin lëndë narkotike.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin:
F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë kontrollit fizik, në lagjen Nr. 13, Plazh, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 10.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur.
—
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin:
O. M., 29 vjeç, banues në Siri.
Ky shtetas dyshohet se me datë 11.02.2020, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”.
Efektivi i Burgjeve, i cili ka ndjekur me armë nga pas tashmë të arratisurin Altin Ndoci, i cili arriti t’i…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë…
Automjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin u arratis ditën e sotme nga spitali Rajonal i…
Gjykata Speciale ka reaguar pas pranimit të letrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelajt, lidhur me pranimin e dokumenteve që…
E ardhmja e Kristjan Asllanit është në udhëkryq, pasi aktualisht mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk e di ende se ku…
Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga një qytetar lidhur me…