Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin si dhe ka qenë në kundërshtim me Aktin Normativ numër 3.
Njoftohet se 45-vjeçari me inicialet P. S, banues në Vlorë është kapur në flagrancë nga policia duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur. Ai gjithashtu ka qenë duke thyer rregullat e karantinës.
Njoftimi i plotë i policisë
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet drejtuesi i mjetit.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Këtë të hënë, një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Erogen Vaso, është qëlluar…
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një…
Një megaoperacion antidrogë, është zhvilluar pas mesnatës në Qarkun e Elbasanit, duke rezultuar në arrestimin e 40 personave të dyshuar…
Këtë të hënë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka uruar sot 345 mijë nxënësit që ulen…
Këtë të hënë, nis viti i ri shkollor 2025-2026, për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 31…
Sot, më 8 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.2…