Categories: Uncategorized

Super operacioni gjatë natës, policia jep detajet: 115 biznesmenë e administratorë të arrestuar

Gjatë natës së djeshme, policia e shtetit ka zhvilluar një super operacion për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Në total janë arrestuar 115 persona, ndër të cilët biznesmenë, menaxherë e administratorë.

Njoftimi i policisë

Pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka finalizuar mbrëmë me sukses të plotë, një operacion masiv në shkallë vendi.

Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme që sipas parashikimeve të Kodit Penal dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produktit të veprës penale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal nr. 5431 të viti 2019.

Pas një pune të mirëfilltë procedurale dhe hetimore, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër.

Mbi bazën e provave të siguruara, u nxorën nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendimet për kontrollin e vendeve dhe lokaleve në Tiranë ku dyshohej se ushtrohej kjo veprimtari kriminale.

Në këtë kuadër u organizua edhe operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, i cili u zhvillua në të njëjtën kohë në të 8 qarqet e sipërpërmendura, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat, në Tiranë u arrit të sekuestrohej një sallë qendrore monitorimi, e cila monitoronte aktivitetin që zhvillohej në pikat e tjera që zhvillohej ky aktivitet.

Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.

Janë arrestuar edhe menaxheret e grumbullimit dhe transportimit të lekëve nga pikat, konkretisht shtetasit:

T. A., E. M., S. B., E. F. dhe N. E., menaxherë të pikave në Tiranë dhe A. N., menaxher në Durrës.

Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Në Korçë janë arrestuar 9 persona dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milion lekë të vjetra.

Në Elbasan janë arrestuar 7 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Durrës janë arrestuar 5 persona dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Berat janë arrestuar 4 persona, 6 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Fier janë arrestuar 3 persona dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Shkodër janë arrestuar 3 persona, 3 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milionë lekë të vjetra.

Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona.

Në total janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Ky operacion është në vijim dhe në qarqet e tjera të vendit, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo do shfaqet dhe gjen rastin të falënderojë qytetarët për besimin që ata kanë duke adresuar çdo paligjshmëri në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

të fundit

Kontrata e lobimit të PD në “skaner”, ekspertët analizojnë marrëveshjen 6 milionë dollarëshe me kompaninë amerikane

Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vlerësimin…

6 seconds ago

FOTO/ Enca thumbon ashpër artistët shqiptarë: I kanë q…

Artistja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka bërë bujë në rrjet, kësaj here përmes një komenti thumbues në platformën Threads,…

27 minutes ago

PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës: Ka fshehur dënimin me burg, është arrestuar në vitin 2016

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin…

29 minutes ago

“Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti”, Rama kërkon votën e grave në Roskovec: Merrni për dore burrat dhe djemtë!

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, duke kërkuar votën…

38 minutes ago

Arbër Hajdari flet pas mbarimit të BBV/ Zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit

Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth…

57 minutes ago

FOTO/ U tha se është shtatzanë, kështu përgjigjet Kida

Këngëtarja e njohur Kida muaj me parë ka marr propozimin për fejesë më të veçantë ndonjëherë nga bashkëshorti i saj.…

1 hour ago