Categories: Uncategorized

Studimi i frikshëm: Popullsia e Shqipërisë mund të përgjysmohet deri në vitin 2100

Popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 1.32 milionë banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52% në krahasim me vitin 2017, sipas skenarit, që bazohet në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Të dhënat janë publikuar në një studim të revistës shkencore ndërkombëtare The Lancet, e cila ka hartuar skenarët e fertilitetit, vdèkshmërisë, migracionit dhe popullsisë për 195 shtete dhe territore nga 2017 në 2100.

Studimi ka modeluar popullsinë e ardhshme, duke iu referuar skenarëve alternativë në funksion të fertilitetit, migracionit dhe normave të vdèkshmërisë.

Të lidhura

None found

Shqipëria penalizohet nga fertliteti i ulët, që në në vitin 2100 pritet të zbresë në 1.17 dhe migacioni i lartë. Migracioni neto modelohet në funksion të indeksit social-demografik, normës bruto të rritjes së popullsisë si dhe vdèkjeve nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore. Raporti vlerëson dhe madhësinë e prodhimit të brendshëm bruto të çdo vendi dhe territori në skenarin referencë. Edhe në skenarin referencë, popullsia e Shqipërisë pritet të bjerë në 1.97 milionë banorë në vitin 2011, me një tkurrje prej gati 30% në raport me vitin 2017.

Parashikimet globale

Duke kombinuar skenarët e vdèkshmërisë, fertilitetit dhe migracionit, raporti parashikon që popullsia globale në skenarin referencë të kulmojë në 9.73 miliardë në vitin 2064 dhe më pas të bjerë në 8.79 miliardë në vitin 2100.

Parashikimet referencë për pesë vendet më të mëdha në vitin 2100 janë India (1.09 miliardë, nga 1.38 mld që ka sot), Nigeria (791 million, nga 206 milionë banorë në 2017-n), Kina (732 million, nga 1.19 mld që ka sot), the SHBA-të (336 million, nga 325 që ka sot) dhe Pakistani (248 million, nga 214 sot).

Gjetjet sugjerojnë se të të gjithë skenarët do të ketë një zhvendosje në strukturën e moshës së popullsisë globale. Në senarin referencë, pritet që mosha mesatare të rritet nga 32.6 vjeç në vitin 2017 në 46,2 vjeç në 2100.

23 shtete në skenarin referencë, përfshirë Japoninë, Tailandën dhe Spanjën pritet që të kenë një rënie të popullsisë më të madhe se 50%, nga 2017 në 2100; Popullsia e Kinës pritet të bjerë me 48·0%.

Disa historianë argumentojnë se madhësia e ekonomive përkthehet në fuqi gjeopolitike. Rritja e Kinës dhe identifikimi i shekullit 21 si kinez janë të lidhura me idenë që së shpejti do të ketë Kina ekonomia më e madhe në botë.

Edhe pse PBB (prodhimi i brendshëm bruto) nuk është epërcaktues i vetëm i ndikimit dhe fuqisë politike globale, është një faktor thelbësor. Raporti thotë se nëse këto supozime të skenarit referencë do të rezultonin të vërteta, Rusia dhe Brazili do të shihnin në rënie relative të PBB-së,ndërsa Spanja dhe Italia do të pësojnë rënie të konsiderueshme, kurse Nigeria do të rritet ndjeshëm.

Gjetjet e raportit sugjerojnë që tendencat e vazhdueshme në arritjen arsimore të grave dhe qasjen në mjetet kontraceptive do të shpejtojnë rënien e fertilitetit dhe rritjen e ngadaltë të popullsisë.

të fundit

Përplasja për miliardat e futbollit, UEFA fiton betejën e parë ligjore ndaj FIFA-s

UEFA ka shënuar fitoren e parë ligjore kundër FIFA-s në mosmarrëveshjen mbi planin e Gianni Infantinos për të shitur një…

5 minutes ago

Kadriu kërkon që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në shqip

Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që…

11 minutes ago

Anxhela Shurdha returns to Albania after leaving for Greece, describes abuse she says she suffered during her marriage

Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…

18 minutes ago

Pretrial detention ordered for three officials and a notary over suspected transfer of 44,100 square meters of state land in Fier

Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…

18 minutes ago

Two young men from Thumana arrested while traveling by taxi to Tirana; pistol found on 30-year-old

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…

19 minutes ago

Kurti discusses cooperation and EFTA agreement with Swiss President Guy Parmelin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton Ekonomia…

19 minutes ago