Categories: Uncategorized

Stolat e thyer në “Air Albania”, arrestohen tre persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 9, si dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë për shkak se kanë shkatërruar stolat në “Air Albania” dhe kanë hedhur sende të forta në fushë.

Të arrestuarit janë dy tifozë të Bylis dhe një i Tiranës, ndërsa 9 të shpallurit në kërkim janë të gjithë mbështetës të ekipit bardheblu.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.

Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi.

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve:

G.M., 39 vjeç, K.B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L.G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

të fundit

Blushi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke…

8 minutes ago

Tjerër sulm me raketa në Izrael! Irani shënjestron qytetetet veriore, disa të plagosur

Raketat iraniane goditën disa vende në të gjithë Izraelin të premten, sipas ekipeve të zjarrfikësve dhe shpëtimit, duke bërë që…

26 minutes ago

Vetëm pak orë nga finalja e madhe e ‘Ferma VIP’ Luana Vjollca ben deklaraten e papritur

“Ferma” e Luanës i ka të gjitha kafshët: tigrat e egër që sulmojnë, mjellmat e bukura dhe elegante, ka meleonët…

29 minutes ago

Po bën namin te moshat e Gjermanisë, sulmuesi ia lë të hapur derën kombëtares shqiptare

Futbollistët me origjinë shqiptare te moshat e Gjermanis janë bërë një komponentë i rëndësishëm. Pas Brajan Grudas, Arjon Ibrahimoviç, tashmë…

40 minutes ago

“I prekur nga Zoti, apo jo?”, ish-bashkëlojtari i Ronaldos i mahnitur nga goli i Messit

Lionel Messi tërhoqi vëmendjen edhe një herë me një gol sensacional nga goditja e dënimit për Inter Miamin kundër Portos…

59 minutes ago

Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti godet brigjet e Kretës! Ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar mesditën e kësaj të premte në Greqi. Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është…

60 minutes ago