Categories: Uncategorized

Sportistja shqiptare tregon tmerrin që po e përjetojnë në Itali nga koronavirusi

Pasi u shpall kampione e Evropës me skuadrën e Novarës, volejbollistja Erblira Bici u transferua verën e kaluar në radhët e Uyba Volej, ekip i qytetit të Bustos në zonën e Lombardisë, rajonit më të prekur nga virusi Covid-19.

E kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, lojtarja më e mirë e Kombëtares shqiptare të volejbollit flet për gjendjen alarmante me Koronavirusin:

Të lidhura

None found

“Sa po vjen dhe po bëhet më e vështirë, nuk po arrij ta besoj që po përketojmë një periudhë të tillë. Dje anuluam edhe stërvitjet, pasi deri të mërkurën ishim stërvitur rregullisht”. Bici më pas ndalet të flasë për situatën në qytetin ku jeton:

“Busto është zonë e Lombardisë, kështu që e merrni me mend vetë si si është gjendja këtu. Vetëm supermarketet dhe farmacitë janë hapur. Kane filluar të merren masa që para dy javësh, por tani po bëhen edhe më ekstreme, pasi numri i të prekurve me Koronavirus sa vjen dhe rritet çdo ditë”. Volejbollistja e Kombëtares më pas tregon për ditët e saj në zonën e Bustos:

“Dje dola pasi bëmë një mbledhje në pallatin e sportit, ku dhe na u komunikua anulimi i stërvitjes deri të hënën. Normalisht vazhdoj të qëndroj në shtëpi, përveç të ndonjë rasti nevoje kur duhet të shkoj në farmaci, apo supermarket”. Bici e mbyll prononcimin e saj me një apel për të gjithë:

“Në Shqipëri po e merrnin si shaka, por situata është vërtetë e keqe. Apeli i vetëm që kam unë, është e njëjta gjë që apelon dhe Organizata Botërore e Shëndetit. Qëndroni në shtëpi. Izolohuni për veten tuaj dhe të afërmit tuaj. Mbani higjenën personale dhe tregohuni të kujdesshëm të respektoni distancat. Mos u tregoni të papërgjegjshëm, paso nuk është kjo situata për të treguar trimëri.

Në Itali shikojmë çdo ditë rritjen e numrit të të infektuarëve dhe fatkeqësisht dhe jetëve të humbura. Situata nuk është aspak e mirë, por besoj se vetëm me respektimin e këtyre masave do ja dalim, duke e ulur përhapjen. Shqiptarët ashtu si italianet e kanë tepër të vështirë, sepse kanë një jetë shumë sociale, por është momenti të jemi pak më largpamës”, përfundoi Erblira Bici.

të fundit

Milani mposht Udinesen 2-0, Jashari kontribuon në golin e dytë

Milani ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 2-0 në një përballje ku…

23 seconds ago

Diplomacia, armët dhe Izraeli: çfarë mund të ndryshojë nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Analistët jopartiakë në Shtetet e Bashkuara thonë se demokratët kanë shanse të mira për të fituar kontrollin e Dhomës së…

33 seconds ago

Alfred Trebicka në podcastin e Grida Dumës: “Janë shpirtra të vrarë”, aktori flet për protestën, rininë dhe reagimin e Ramës

Aktori Alfred Trebicka ishte i ftuar në Grida Duma Podcast, ku foli për protestën e të rinjve, raportin mes brezave,…

6 minutes ago

Serbia: First projections give the Student List 52% and Vučić 39%; around 138 seats in parliament

Kanë dalë rezultatet e para në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare me pjesëmarrje rekord. [...] Read More... The post Serbi, vlerësimet…

7 minutes ago

Bomb attack at a Gaza university kills three and injures eight students

Tre persona humbën jetën sot në një sulm me bombë në një universitet në Gaza, thanë burime palestineze, ndërsa ushtria…

8 minutes ago

Serbia’s elections: Student list projected at 52%, Vučić’s bloc at 39%; around 138 seats in Parliament

Kanë dalë rezultatet e para në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare me pjesëmarrje rekord. [...] Read More... The post Zgjedhjet në…

8 minutes ago