Vendi i cili prej javësh të tëra ka qenë i mbërthyer nga koronavirusi, po ia del mbanë. Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i ulët i viktimave, 288.
Gjithashtu numri i rasteve të reja ka rënë dhe sot janë regjistruar 2,870 të infektuar.
Qeveria spanjolle ka nisur lehtësimin e masave dhe sot rrugët e Madridit kanë qenë të mbushur me fëmijë e prindër.
Autoritetet u kanë dhënë leje fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare për të luajtur jashtë një orë në ditë, teksa shoqërohen nga një i rritur. Fëmijët duhet të jenë në grupe jo më të mëdha se tre, përkrah një të rrituri.
Kjo masë lehtësuese vjen pasi niveli ditor i viktimave nga koronavirusi ka rënë në vend. Kujtojmë që Spanja ka numrin e dytë më të lartë në botë të rasteve me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara.
Përmjes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të…
Këtë të enjte, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, situata në Durrës ashtu siç duket edhe nga pamjet,…
Një ditë pasi Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO dosjen e korrupsionit galopant me 30 të pandehur ku lista e…
Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të…
Në mesazhin drejtuar qytetarëve në një postim në rrjetet sociale, Ermal Dredha, ka reaguar pasi u largua nga posti si…
Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur…