Categories: Uncategorized

Sot numri më i ulët i rasteve pozitive, cilat mbeten vatrat më të rrezikshme

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot vetëm 4 raste të reja, shkon në 872 numri i të prekurve. Ky është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit.

Deklarata

Të lidhura

None found

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja, shkon në 872 numri i të prekurve

Sot, numri më i ulët i rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1). Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë. 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020) Testime totale 11089 Testime molekulare 10559 Testime serologjike 530 Raste pozitive 872 Raste të shëruara 654 Raste Aktive 187 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 87 Krujë 56 Shkodër 17 Kamëz 12 Fier 5 Kurbin 3 Elbasan 3 Mirditë 1 Berat 1 Durrës 1 Korçë 1

të fundit

Bekim Sali and Nicole Varnes Reaffirm Strategic Alliance Between North Macedonia and the United States

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me të Ngarkuarën me Punë të…

1 minute ago

43-Year-Old Man from Skopje Arrested for Smuggling Near the Kosovo Border

Një 43-vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e së premtes në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nën…

1 minute ago

Six Charged with Participating in an Organized Criminal Group

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 6 personave për pjesëmarrje në grup kriminal…

2 minutes ago

MESP Terminates Contracts of 20 Serbian Officials, Pacolli Explains Decision

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka marrë vendim për shkëputjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë nga…

2 minutes ago

Kosovo debuts as an enlargement candidate at the EESC plenary session, Puka condemns Serbian minister’s statement

Kosova mori pjesë për herë të parë si anëtare kandidate për Zgjerim (Enlargement Candidate Member) në sesionin plenar të Komitetit…

2 minutes ago

Britain: Three-year-old injured in crocodile enclosure undergoes seventh operation

Një fëmijë 3-vjeçar, i cili pësoi plagë të rënda pasi dyshohet se përfundoi në kafazin e krokodilëve në një kopsht…

3 minutes ago